Skip to content

“NYT” e 1911: Shqiptarët, raca më e shkëlqyer në Evropë

12/28/2015

Më 21 maj të vitit 1911, prestigjiozja amerikane “New York Times” i kushtoi një artikull një vajze të re shqiptare që kishte marrë komandën e një ushtrie në betejën kundër turqve, pas vrasjes së babait të saj. Ishte Janica Martinaj, një 22­vjeçare që “NY Times” e përshkruan si “Zhan D’Ark shqiptare”. I nisur nga profili i saj, “New York Times” sjell veçoritë e shqiptarëve, të cilët i përshkruan si mjaft të talentuar, të bukur e të fuqishëm, por që s’mund të rrokin ende idenë e shtetit. Read more…

Dua Eagle LTE dhe e dua tani!!!

08/28/2015

4G_LTESiç shumë prej jush e dini tashmë, kompanite celulare në Shqipëri kanë filluar të ofrojnë shërbim më të shpejtë interneti nëpërmjet teknologjisë 4G / LTE. Të gjitha kompanitë u turrën të njoftojnë të parat që ato ishin fitueset e vetme të tenderit të organizuar prej AKEP por si përfundim tenderi ishte më tepër një liçensim se sa një ekskluzivitet.

Si përdorues i Eagle, shkova të interesohem në dyqanet e Albtelekom për tu informuar edhe unë në lidhje me këtë risi, pasi disponoj një celular që është i përputhshëm me teknologjinë 4G. Për fat të keq, Eagle jo vetëm që nuk e kishte lançuar ende shërbimin, por punonjësit nuk kishin asnje informacion përveç datës 1 Shtator që ishte dhe afati final i shpërndarjes së sinjalit (në rast të kundërt revokohej liçensa nga AKEP). Më në fund, sot më 28 Gusht më erdhi një mesazh ku njoftohesha se 4G ishte gati dhe se mund të kaloja nga çdo dyqan Albtelekom për të ndërruar kartën time SIM falas për një kartë të përputhshme me ndryshimet e reja në rrjet. Read more…

There Is A Man In The Woods

06/14/2015

The rhyme scheme of that poem was fucking amazing.

Also, as a teacher, I totally feel the main character here. So often can a parent not accept their child is a chronic liar/manipulator, and it creates huge problems when parents are in denial about it.

Also the part about parents getting riled up about rumors their child brings home from school, and then I have to waste my time trying to explain to them that what they heard is not what happened. Some parents are reasonable enough to ask, but you’d be surprised (or maybe you wouldn’t be) by how many parents barge in angrily, in person or by email, demanding to know the meaning of this and what I’m going to do about it, and then when I try to explain to them that it’s just not true, even though they realize they fucked up, they are embarrassed and want to save face, so they try to hem and haw and grump around, displeased with me, because admitting that they were wrong would make them look like a fool, but the joke’s on them, because they’re just digging themselves into an even deeper hole of stupidity and disrespectability.

Cryptolocker – Nje Trojan per dhimbje koke dhe nje prezantim nder shale mbi Bitcoin

05/27/2015

cryptolocker-2.0

Nese e keni pare nje dritare te ngjashme brenda dy diteve te fundit apo ju del ne te ardhmen (te shpresojme qe te mos ndodhi), mund te keni ende nje shans per ta zgjidhur problemin. Zgjidhja nuk eshte e veshtire, madje eshte e shfaqur ne ekranin tuaj. E vetmja zgjidhje per perdoruesit e thjeshte qe nuk jane marre ndonjehere ne jeten e tyre me cfare ndodh pertej fasades se monitorit eshte te paguajne… Read more…

Dizzy hyperlapse of Ryanair landing in Podgorica Airport, Montenegro

03/25/2015

Transmetues Pirat FM me Raspberry Pi

03/12/2015

Sic duhet ta keni degjuar tashme, Raspberry Pi eshte nje nga mikro-kompjuterat me te famshem ne treg. Ne madhesine e nje karte krediti, ne trashesine e nje pakete cigaresh, me nje konsum prej ~2W, eshte i persosur per projekte te ndryshme elektronike dhe informatike. Nje prej tyre eshte dhe transmetuesi FM. Read more…

Omelette

01/10/2015

AutoAuto, aplikacion per Android qe kontrollon per gjobat e automjetit tuaj

10/01/2014

Nëse jeni si puna ime që nuk mbaj mend as targën e mjetit tim e jo më shasinë e tij, kur vjen puna për të kërkuar për gjoba në sistemin online të Policisë së Shtetit, gjithmonë e shtyj për nesër pasi kujtohem që duhet të marr ashensorin, të zbres posht, të marr dokumentat e makinës, të kthehem në shtëpi, të ulem në kompjuter e bla bla bla. E mbi të gjitha këto, nëse shkruaj një gërmë të shasisë gabim duhet ti rikthehem nga e para që të shoh ku është problemi. Nëse sistemi nuk ndihet në qejf dhe bllokohet, duhet të ripërsëris gjithë hapat e mësipërm nga e para…

Paranteza e mësipërme ishte për të nxjerrë në pah lehtësinë që ofron aplikacion i ri AutoAuto. Aktualisht vetëm për platformën Android, AutoAuto merr targën dhe shasinë e mjetit tuaj, i ruan ato dhe kërkon në databazën e policisë nëse keni kryer ndonjë shkelje për të cilën nuk jeni në dijeni. Skenarët ku ky aplikacion hyn në punë janë të shumte por sikur edhe vetëm parantezën e këtij artikulli t’ju kursejë, ja vlen sado që të kushtojë. Dhe meqë ra fjala për koston, është falas. Është i thjeshtë, i pastër vizualisht dhe i shpejtë përsa i përket funksionit që merr përsipër. Tashmë s’ju ngelet gjë tjetër veçse ta provoni 🙂

Instaloni nga Google Play duke klikuar ketu. 

Aplikacioni

Aplikacioni

Raporti

Raporti

VICE- [Warning: Graphic] Exclusive news footage of MH17 Aftermath

07/19/2014

Your Lucky Day

07/14/2014