Skip to content

Masaker ne Durres – Vriten 4 police dhe 1 person tjeter!

08/07/2009

Masakër në Durrës, i shumekerkuari Dritan Dajti vret 4 policë, arrestohet i plagosur.


Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 4 efektivë policie që tentuan ta arrestonin, ndersa i vdekur ka mbetur edhe një person, që dyshohet se është i afërm i Dajtit. “I Forti i Rrugës së Kavajës”, është arrestuar nga policia dhe është dërguar i plagosur në spital. Konfirmohen 2 pushues te plagosur. Zbardhen emrat e viktimave.


DURRES-Gjashtë persona mes të cilëve 4 punonjës policie kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia sot në pistën Iliria në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.

Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 4 efektivë policie, një person i cili shoqëronte Dajtin në momentin e ngjarjes dhe që dyshohet të jetë i afërm i tij.  Policët rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Të shtënat me armë kanë ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar në plazhin e Durrësit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi të arrestojë të shumëkërkuarin prej 6 vitesh nga policia.

Policia kishte dyshime se Dajti fshihej në Shqipëri dhe jo jashtë vendit, derisa ka lokalizuar zonën ku ndodhej realisht. Por, pasi është rrethuar nga policia, Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet në këto momente.
Nga të shtënat bilanci i konfirmuar i të vdekurve është 5 persona, dhe i plagosur, vetë Dritan Dajti.
Policia është munduar të kryejë operacionin pa shumë bujë për shkak të zonën tejet të populluar me pushues. Kjo mund të ketë qënë shkaku i reagimit jo të menjëhershëm të forcave të policisë.
Mësohet se Policia e shtetit ka kaluar në gjendje gadishmërie. Sipas burimeve policore nuk ka informacione të rritjes së aktiviteteve të grupeve kriminale ku besohet se bën pjesë Dritan Dajti.

Zbardhen emrat e 4 efektiveve

Zbardhen emrat e efektivëve të policisë që mbetën të vrarë gjatë armë shkëmbimit me të shumë kërkuarin Dritan Dajti. Bëhet e ditur se të vrarë kanë mbetur Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec.  Ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse viktima tjetër, një 23 vjecar nga Lushnja Ledion Mara, është kunati i Dajtit.
Mësohet se është arrestuar drejtuesi i makinës me të cilën udhëtonte Dritan Dajti i cili streohej në një banesë pranë pistës iliria në Durrës.

Dritan Dajti niset drejt Tiranes
Mësohet se nën shoqërimin e forcave Renea, Dritan Dajti është duke u transportuar nga spitali i Durrësit drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet. Dajti ka marrë 3 plag një në dorë. Një në pjesën e barkut dhe një tjetër në shpinë. Drejtori i Policisë Ahmet Prenci dhe prokurore te Krimeve te Renda ndodhen në vendngjarje.

Te plagosurit
Spitali i Durrësit konfirmon se 2 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që pritet edhe konfirmimi për një fëmijë të plagosur. Sipas informacioneve paraprake mësohet se Dajti është informuar në momentin e fundit për afrimin e forcave të policisë në drejtim të tij. Ndërkohë pritet një komunikatë zyrtare nga ana e policisë për të sqaruar rrethanat, numrin dhe emrat e saktë të të vrarëve dhe të plagosurve në këtë ngjarje.

Dëshimtarët
Dëshimtarë në vendngjarje bëjnë të ditur për televizionin News24 se kanë parë edhe pushues të plagosur gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit, megjithatë këto mbeten ende informacione të pakonfirmuara nga policia.
Njëri nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për News24 se ka transportuar në spital një djalë rreth 20 vjec i cili i ka treguar se u ndodh rastësish në mes të shkëmbimit të zjarrit duke mbetur i plagosur në këmbë. Dëshmirati bën të ditur se djali i ka thënë se ka parë të plagosur edhe kushëririn e tij.

Arratisja
Në 17 nëntor të vitit 2003, në momentin kur në një nga sallat e katit të tretë të gjykatës së rrethit të Tiranës do të niste seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit për vrasje Dritan Dajti, ky i fundit nxori një pistoletë dhe gjuajti disa herë në sallën e gjyqit. Me pas zbriti me shpejtësi shkallët e gjykatës për të qëlluar përsëri në oborrin e këtij institucioni, për t’u larguar me një motoçiklete ne drejtim te paditur.
Nga kjo arratisje spektakolare, Dritan Dajti ishte në listën e të shumëkërkuarëve të policisë shqiptare, e cila arriti së fundi të identifikojë vendndodhjen e tij, në një nga zonat e plazhit të Durrësit.

/BalkanWeb/News 24/

Ngushellimet tona i shkojne familjeve te policeve te rene ne krye te detyres…

4 Comments leave one →
  1. albanian ak-47 permalink
    08/09/2009 17:32

    denimi me vdekje duhet te kthehet

  2. 08/09/2009 21:51

    Jo Denimi Zdohet me Qen me Vdekje dhe dohet te lirohet ky person Bravo Dajti te lumt i zoti qenke qen😉

  3. 08/10/2009 09:20

    ma mir qe se keni vra veq e keni plagos por ky duhet sa me shpeit me mar ket denimin me vdekje une e di kejt ket ngjarje si ka ndodh se atyy jam kan edhe kom ik si i kom pa keit njerzt e tjer dajti maskaraaa

  4. 08/11/2009 18:54

    Sindrom,ti qenke me i keq se ai Dajti por mos harro se krimineli njehere ka vrare biznismen e police e heren tjeter te vret ty.Kjo bishe(Dajti)duhet te ekzekutohet ne mes te sheshit te Tiranes qe edhe kriminelet e tjere te shohin se qka i gjen nese vrajne njerez

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: