Skip to content

Pse mania për NOKIA 1100 RH-16 ose RH-17 ?!

08/04/2010

Prej disa ditësh edhe në Shqipëri celulari Nokia 1100 është kthyer ndër më të kërkuarit në treg!

Një celular që deri para pak kohësh mund ta blije, të ri, për 7.000 – 9.000 L ose po të ishe me fat tek “Tregu Çam” e gjeje edhe për më pak. Por kujdes, nuk bëhet fjalë për çfarëdolloj celulari Nokia 1100 si ky këtu poshtë.

Kuptueshëm që në pamje të parë, për këtë telefon bëhet fjalë por që duhet të përmbushi dy specifika; Seria dhe vendi i prodhimit, e që përkatësisht duhet të jenë RH-16 (ose RH-17) dhe të prodhuar në Gjermani.

Kjo mund të kontrollohet në dy mënyra:
1- Duke hapur kapakun nga prapa dhe të hiqni baterinë duke parë si në foton më poshtë

2- Duke shtypur *#0000# në tastierën e celularit duke u shfaqur një mesazh si në foton më poshtë.

I cili në këtë rast është RH-18, kështu që “nuk bën” !

Por pse kaq të kërkuar dhe për çfarë shërbejnë këta celularë?!

E shpjeguar thjeshtë dhe me pak fjalë, pikërisht këta lloj celularësh (me sa duket), përdoren nga hackers për të vjedhur llogari bankare të klientëve të ndryshëm.

Sikurse mund të kuptoni prova nuk ka për një gjë të tillë, ose le të themi është vështirë të njohësh dikë që e bën këtë “punë” dhe të provojë se si praktikisht e kryen. Por fakti që (edhe) në Shqipëri njerëz të ndryshëm realisht i kërkojnë këta lloj celularësh dhe shumë të gatshëm për të paguar edhe 5000 euro të bën të mendosh që diçka të vërtetë duhet të ketë.


9 Comments leave one →
  1. nokia permalink
    09/02/2010 19:50

    un kam ne shitje nokia 1100 rh 17 mmade in germany per kontakt
    nokia1100rh17@hotmail.com
    gjilan-kosov

  2. Tiku permalink
    09/24/2010 15:13

    Kam nokia rh 18 por esht prodhim gjerman,adresa si me posht

  3. Kadri permalink
    09/29/2010 11:12

    Un kam nje nokia rh-17 germany per te shitur nr tel 00306983675421

  4. izmir cubaj permalink
    10/08/2010 10:12

    un kam nokien rh 16-17 model gjerman nqs doni ta bleni me dergoni numrin e cel..ne sms ne email te msn izmir@live.co.uk

  5. blerim permalink
    10/11/2010 09:11

    une kam per shitje Nokia 1100 RH-16 (Made in Germany)
    me kontaktoni nese ka ndonje interes.

  6. 10/19/2010 23:38

    kam per te shitur 6 cop 3 cop rh16. 3 cop rh17 kush interesohet munt te kontaktoj me mua ne tel 00306956123410 vetem propozime serioze

    • 10/20/2010 14:06

      Po neve qe po te mbartim reklamen ketu, do na japesh ndonje Evro mo file?😉

  7. 12/13/2014 12:09

    un kam rh 17 made in germany e shes 3000mij euro kush eshte i interesuar te me kontaktoj ne nr.0685361289

Trackbacks

  1. Tweets that mention Pse mania për NOKIA 1100 RH-16 ose RH-17 ?! « FUNKY FISH -- Topsy.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: