Skip to content

Dua Eagle LTE dhe e dua tani!!!

08/28/2015
4G_LTE

4G_LTESiç shumë prej jush e dini tashmë, kompanite celulare në Shqipëri kanë filluar të ofrojnë shërbim më të shpejtë interneti nëpërmjet teknologjisë 4G / LTE. Të gjitha kompanitë u turrën të njoftojnë të parat që ato ishin fitueset e vetme të tenderit të organizuar prej AKEP por si përfundim tenderi ishte më tepër një liçensim se sa një ekskluzivitet.

Si përdorues i Eagle, shkova të interesohem në dyqanet e Albtelekom për tu informuar edhe unë në lidhje me këtë risi, pasi disponoj një celular që është i përputhshëm me teknologjinë 4G. Për fat të keq, Eagle jo vetëm që nuk e kishte lançuar ende shërbimin, por punonjësit nuk kishin asnje informacion përveç datës 1 Shtator që ishte dhe afati final i shpërndarjes së sinjalit (në rast të kundërt revokohej liçensa nga AKEP). Më në fund, sot më 28 Gusht më erdhi një mesazh ku njoftohesha se 4G ishte gati dhe se mund të kaloja nga çdo dyqan Albtelekom për të ndërruar kartën time SIM falas për një kartë të përputhshme me ndryshimet e reja në rrjet.

Çuditërisht nr im nuk figuronte në databazën e nr të informuar për tu paraqitur për kartën e re. Nuk e di përse nuk figuroja por për fat të mirë punonjësit ishin të kuptueshëm dhe më shërbyen gjithsesi.

Si pasojë, që ti biem shkurt muhabetit dmth, nëse doni që të merrni kartën e re SIM që përputhet me kërkesat e rrjetit 4G, mjafton të kopjoni mesazhin e mëposhtëm:

I nderuar abonent! 1 shtatori 2015 po afron dhe tashme 4G nga ALBtelecom eshte gati! Per ta provuar e me pas perdorur kete sherbim, jeni te mirepritur ne dyqanet tona per te zevendesuar falas karten tuaj SIM. Vetem me ALBtelecom do te keni internetin me te shpejte, si edhe perfitime pafund! Per listen e dyqaneve vizitoni www.albtelecom.al. Per pyetje te tjera kontaktoni me Sherbimin tone te Klientit ne 123. Faleminderit!

… dhe t’ja tregoni punonjësit/es në pikën e shitjes. Me pak fat dhe me shumë buzëqeshje nga ana juaj besoj se do të shërbeheni në mënyrë të denjë. Fundja, kartat SIM po shpërndahen gradualisht për të evituar rradha e konfuzion nëpër pika.

Shërbimi im u aktivizua në pak minuta dhe me ato pak prova që arrita të bëja rrugës, shpejtësia ishte më e mirë se 3G. Për fat të keq bateria ime vdiq sa hap e mbyll sytë por nuk jam i sigurtë nëse mund t’ja atribuoj këtë vdekje të parakohshme antenës LTE në celularin tim. Pasi ta karikoj mund të shtoj më tepër përshtypje në lidhje me shpejtësinë apo impaktin mbi bateri.

Deri atëhere, nëse doni mund të dhuroni diçka këtu: 14WGHKdeSZexyJRiyq6rtdM2kSLb9KHd1Z

2 Comments leave one →
  1. HORRY permalink
    11/02/2015 02:05

    CFARE LESH LTE MORE, SPO E KANE NE AMERIKE AKOMA

  2. 08/09/2016 18:45

    Urime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: