Skip to content

Cryptolocker – Nje Trojan per dhimbje koke dhe nje prezantim nder shale mbi Bitcoin

05/27/2015

cryptolocker-2.0

Nese e keni pare nje dritare te ngjashme brenda dy diteve te fundit apo ju del ne te ardhmen (te shpresojme qe te mos ndodhi), mund te keni ende nje shans per ta zgjidhur problemin. Zgjidhja nuk eshte e veshtire, madje eshte e shfaqur ne ekranin tuaj. E vetmja zgjidhje per perdoruesit e thjeshte qe nuk jane marre ndonjehere ne jeten e tyre me cfare ndodh pertej fasades se monitorit eshte te paguajne… Asnjerit nuk i pelqen ti vihen te dyja kembet ne nje kepuce por ne nje situate te tille nuk ke c’te besh. Por problemi nuk qendron ne gelltitjen e egos, perkundrazi, egoja eshte e para qe duhet kaperdire. Problemi qendron ne “haracin” qe kerkojne piratet elektronike. Haraci ne kete rast eshte kriptovaluta me e famshme ne historine e informatikes, e ashtuquajtura Bitcoin (BTC). Sa per nje prezantim te shpejte, bitcoin eshte nje valute virtuale e cila bazohet ne nje sistem te decentralizuar dhe funksionon ne menyre “te pavarur” nga asnje institucion kombetar apo nderkombetar. E vura ne thonjeza pasi sistemi ne teresi eshte i varur nga “minatoret” e tij te cilet per ta mbajtur kete sistem ne kembe shperblehen gradualisht nga vete sistemi. Ata grumbullojne transaksionet ne kohe reale, i “paketojne” ato dhe me pas i konfirmojne. Nese nje transaksion konfirmohet nga nje numer i caktuar “minatoresh” atehere quhet i perfunduar dhe kalon ne “defterin” publik ku eshte i shkruajtur cdo transaksion qe ka ndodhur gjate ekzistences se Bitcoin. Nese ju duket nje risi e veshtire per tu kuptuar, po ju shtoj dhe pak dozen e misterit… Krijuesi i ketij sistemi eshte i panjohur! Personi qe e ngjizi si koncept dhe e shoqeroi deri ne implementim, e beri gjithcka nepermjet nje pseudonimi; Satoshi Nakamoto….

Le te kthehemi te problemi yne. Ku ti gjejme keto bitcoin qe te mund ti paguajme keta pirate te mallkuar? Ne banke? Ne ndonje zyre Exchange? Te Tregu Industrial? Per fat te keq keto blihen vetem online por edhe aty eshte pothuajse e pamundur pasi ka nje risk te larte per shitesin. Nese ti si bleres ben pagesen, gjasat jane qe ta besh me karte krediti ose paypal. Por te dyja jane pagesa te anullueshme. Mjafton te telefononi banken apo te kerkoni rimbursim nga Paypal duke deklaruar qe nuk e keni autorizuar ju pagesen dhe per pak ore/dite parate tuaja rikthehen ne llogari. Ndersa per shitesin transaksioni ne bitcoin eshte i pakthyeshem dhe i paanullueshem. Ky nuk eshte rregull i gdhendur ne gur, ka edhe perjashtime. Nese do te ishit ne Amerike psh, atje operojne bursa te ligjshme ne valuta virtuale. Do mund tu dergonit dollaret tuaj ne menyre te ligjshme dhe do te depozitonit ne portofolin tuaj virtual parate tuaja virtuale. Por problemi ne rastin tone eshte qe ne jemi ne Shqiperi dhe ky opsion eshte jashte diskutimi.

Aktualisht, menyra me e shkurter per aq informacion sa disponoj, eshte tregu virtual Virwox. Fillimisht eshte ndertuar per te shitur nje valute tjeter virtuale, dollarin Linden. Nje valute kjo e perdorshme brenda lojes virtuale Second Life (Jeta e Dyte/Paralele). Si fillim do duhet te regjistroheni ne Virwox. Me pas do te shtoni karten tuaj te kreditit apo llogarine Paypal dhe pasi gjithcka te konfirmohet nga nje administrator i faqes, llogaria juaj do te jete funksionale dhe pa kufizime. Aty mund te konvertoni leket tuaja per dollare Linden ose SLL ose L$ dhe me pas keto ti konvertoni ne Bitcoin. Transaksionet ne cdo hap kane kosto marramendese si dhe valuta qe do te konvertoni ka gjasa qe te perpjestohet ne vetvete. Per fat te keq Virwox eshte nje vampir per kesisoj “cikerrimash” dhe nese ju ngelen nen 2 EUR, nuk i konvertoni dot. Nese ju ngelen 5.9 EUR, ate pjesen prej 0.9 EUR nuk e konvertoni dot. Nese ju ngelen cent nga dollaret Linden, ka gjasa qe te mos i perdorni dot pasi nuk jane te mjaftueshem per ndonje transaksion. Si pasoje, per 0.1 BTC qe nevojiteshin per te paguar piratet, me kursin aktual te Bitcoin do duhej te shpenzonim rreth 25-30$ ndersa me akrobacite e Virwox shuma e nevojitur shkon deri ne 40-50$… Nese me ndoqet deri ketu mos u gezoni per zgjidhjen e hallit per 35$ pasi verifikimi i llogarise suaj nga administratoret e Virwox mund te marri edhe 2-3 dite, kohe e pamjaftueshme kjo per te paguar piratet sipas limitit kohor qe ju kane caktuar.

Nese arrini ti kaloni te gjitha peripecite dhe keni ne portofolin tuaj virtual mjaftueshem per te paguar haracin, dergoni vleren ne portofolin qe ju kerkon aplikacioni Crypto Locker dhe brenda 30-45 minutash sistemi do te filloje te deshifroje dokumentat tuaja dhe te eleminoje vetveten nga kompjuteri juaj. Kjo ndodh automatikisht pasi cdo version i aplikacionit krijon nje portofol unik per secilen viktime qe infekton. Pas kesaj, kontrollon sistematikisht nese portofoli unik eshte perdorur per depozitim dhe nese po, procedon me deshifrimin (dekriptimin) dhe me “harakiri”.

Qe ti rikthehemi serish fenomenit te Bitcoin, portofolet perbehen nga dy rreshta me karaktere. Njeri rresht eshte publik, eshte adresa juaj, portofoli juaj. Rreshti i dyte eshte kodi juaj ose le te themi, zinxhiri unik i portofolit tuaj. Nese mendoni se mund te kete zinxhira te ndryshem per nje portofol apo qe portofolet mund te jene ne sasi te kufizuar, sistemi i Bitcoin aktualisht ka hapsire per 2^160 portofole ose e thene me thjeshte, per 1,461,501,637,330,902,918,203,684,832,716,283,019,655,932,542,976 portofole.

Mjaftueshem edhe per politikane tane, pa diskutim. Ndersa zinxhire… po aq. Mjafton te gjeni nje prej portofoleve qe te korrespondoje me nje prej “zinxhirave”. Teknikisht do te duheshin nga 1 sekonde (nese do te kishit fat) deri ne… Me mire le te riformuloj hamendesimin… Kjo gje do te ndodhe kur kompjuterat te ndertohen me materiale jo-konvencionale si dhe te okupojne dicka tjeter ne vend te hapsires. (It will be infeasible until computers are built from something other than matter and occupy something other than space).

Sasia e bitcoin ne qarkullim eshte dizenjuar qe te jete e kufizuar deri ne 21,000,000 BTC. Aktualisht nuk jane gjeneruar te gjitha BTC, prandaj dhe minatoret e siperpermendur vazhdojne te ekzistojne, gje qe do ta bejne deri ne vitin 2140. Perpos faktit qe BTC jane ne sasi te kufizuar, numri i tyre eshte i destinuar te bjere edhe me tej pasi njerezit vazhdojne te humbasin portofolet e tyre per 1001 arsye (humbet laptopi, digjet kompjuteri, ndahet nga jeta pronari etj etj etj). Kjo gje do te ndikoje ne rritjen e cmimit per BTC nese gjithcka ecen sipas modeleve ekonomike te deritanishme dhe nje prej kolonave baze, asaj kerkese/oferte.

Duke i ardhur fundi ketij artikulli, ju rikujtoj qe nese hasni Crypto Locker dhe vendosni te zgjidhni pagesen me BTC, me kontaktoni nese nuk arrini te gjeni bitcoins. Per cdo pyetje tjeter, mund te komentoni me poshte.

Nikiu

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: