Skip to content

AutoAuto, aplikacion per Android qe kontrollon per gjobat e automjetit tuaj

10/01/2014
AutoAuto

Nëse jeni si puna ime që nuk mbaj mend as targën e mjetit tim e jo më shasinë e tij, kur vjen puna për të kërkuar për gjoba në sistemin online të Policisë së Shtetit, gjithmonë e shtyj për nesër pasi kujtohem që duhet të marr ashensorin, të zbres posht, të marr dokumentat e makinës, të kthehem në shtëpi, të ulem në kompjuter e bla bla bla. E mbi të gjitha këto, nëse shkruaj një gërmë të shasisë gabim duhet ti rikthehem nga e para që të shoh ku është problemi. Nëse sistemi nuk ndihet në qejf dhe bllokohet, duhet të ripërsëris gjithë hapat e mësipërm nga e para…

Paranteza e mësipërme ishte për të nxjerrë në pah lehtësinë që ofron aplikacion i ri AutoAuto. Aktualisht vetëm për platformën Android, AutoAuto merr targën dhe shasinë e mjetit tuaj, i ruan ato dhe kërkon në databazën e policisë nëse keni kryer ndonjë shkelje për të cilën nuk jeni në dijeni. Skenarët ku ky aplikacion hyn në punë janë të shumte por sikur edhe vetëm parantezën e këtij artikulli t’ju kursejë, ja vlen sado që të kushtojë. Dhe meqë ra fjala për koston, është falas. Është i thjeshtë, i pastër vizualisht dhe i shpejtë përsa i përket funksionit që merr përsipër. Tashmë s’ju ngelet gjë tjetër veçse ta provoni🙂

Instaloni nga Google Play duke klikuar ketu. 

Aplikacioni

Aplikacioni

Raporti

Raporti

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: