Hidhu te lënda

Quiet Signs of Love

01/25/2012

Personalisht pelqej versionin remix ne Youtube. :)

Archetype nga Aaron Sims.

01/22/2012

Nje film me metrazh te shkurter por shume interesant. Aaron Sims eshte i njohur per nje mal filmash fantastiko shkencore dhe punet e tij jane pare ne kryevepra si:

Men In Black

Rise Of The Planet Of The Apes

I Am Legend

etj etj etj…

The Phone Call – Nje film me metrazh te shkurter

01/21/2012

Shperthim ne nje nga rruget e Irakut

12/22/2011

Shperthimet ne Irak jane te shpeshta por shperthimi i mesiperm merr cmimin e pare per nga permasat. Nese ka ndokush detaje te metejshme, postojini ketu.

Kujtese per cfare po ndodh sot ne Egjipt…

12/18/2011

*Kujdes: NSFL!

Te keqen e diktatures.

12/09/2011

Të paktën atëherë kur dilje kundër pushtetit eleminoheshe në kohë rekord dhe shumica nuk merrnin vesh gjë. Ndërsa tani të dhunojnë përpara njerëzve, përpara kamerave, PËRPARA POLICISË SË SHTETIT dhe asnje se rruan k****. Nëse kjo u ndodh edhe njerëzve me imunitet (na pëlqejnë ose jo), imagjino se çfarë u ndodh vdekatarëve të thjeshtë, mua, ty, kujtdo… Kaja nonen Shkipe!!!

Orgesa Zaimi, në Eurovizion për Zvicrën… dhe Shqipërinë!

10/13/2011

Nuk është e rrallë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në këto vite pluralizmi të përfaqësojnë në sporte dhe art vende të huaja. Për arsye të ndryshme, talente në këto fusha kanë arritur të kapin maja të larta suksesi nën një flamur të ndryshëm nga ai i kuqi me shqipen dykrenare. Disa prej këtyre ‘ikjeve’ kanë qenë të dhimbshme, të tjerë ca më pak, e megjithatë jemi ndjerë krenarë që njëri prej nesh gjeti mundësinë për të ngritur lart emrin e vet dhe të shqiptarëve po ashtu. Në rastin e Orgesa Zaimit, një këngëtare e re dhe e talentuar, e cila i ka ngjitur ngadalë dhe me hapa të sigurt shkallët e karrierës – kësaj here përmes një konkursi, kërkon të përfaqësojë një shtet multietnik në festivalin evropian të këngës.  Prej emisioneve ‘talent-show’, ‘live’-ve në lokale të ndryshme të Tiranës për një kohë të gjatë, krijimit të disa këngëve dhe videoklipeve – ndër të cilat përmendim këngët “Stacion”, “Pasqyrat”, “Dashuri pa një fytyrë” – ka qenë pjesë edhe e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion 2009 si back-vocal, në mbështetje të këngëtares Kejsi Tola me këngën “Carry me in your dreams”.  Kësaj here, Orgesa kërkon të marrë pjesë si soliste në Eurovizion me këngën “Every Minute”. 

Shqiptarë të Shqipërisë, trojeve shqiptare, banues në Zvicër dhe diasporë mund të ndihmoni Orgesën duke e votuar online prej datës 16 – 30 tetor!

www.orgesa-zaimi.com;
www.facebook.com/OrgesaZaimi;
www.eurovisionplattform.sf.tv

Steve Jobs ndahet nga jeta…

10/06/2011

Steve Jobs 1955 - 2011

Sot me 6 Tetor 2011 u nda nga jeta nje prej vizionareve me te medhenj ne fushen e teknologjise per shekullin e 20-21, Steve Jobs. Humbja e nje njeriu te tille te le pa fjale ndaj dhe po e mbyllim ketu me nje mesazh te tij ne lidhje me vdekjen…

No one wants to die. Even people who want to go to heaven don’t want to die to get there. And yet death is the destination we all share. No one has ever escaped it. And that is as it should be, because Death is very likely the single best invention of Life. It is Life’s change agent. It clears out the old to make way for the new. Right now the new is you, but someday not too long from now, you will gradually become the old and be cleared away. Sorry to be so dramatic, but it is quite true.
Your time is limited, so don’t waste it living someone else’s life. Don’t be trapped by dogma — which is living with the results of other people’s thinking. Don’t let the noise of others’ opinions drown out your own inner voice. And most important, have the courage to follow your heart and intuition. They somehow already know what you truly want to become. Everything else is secondary…

Steve, shpirti tu prehte ne paqe…


											

Shperthimi ne Vlore, ambulanca inekzistente!

09/10/2011

Dje me daten 9 Shtator ne mes te bulevardit te Vlores u ekzekutua me ane te lendeve plasese nje gjykates. Per fatin e tij te keq, edhe pse u nxorr i gjalle nga makina, u transportua ne spital si vic i therrur me furgonin e policise. Cuditerisht pamja nuk ishte e panjohur, te pakten per mua. Rreth 2-3 vjet me pare, serish ne Vlore, u be nje perpjekje per te ekzekutuar dike perseri me ane te eksplozivit por qe per fat te keq viktima ishte nje kalimtar i rastit. Duke qene shume afer shperthimit dhe jo aq rastesisht me nje aparat fotografik ne dore, nxitova te kap castet e pas-shperthimit dhe arrita te shihja me syte e mij qe viktima ishte ende gjalle. Per fat te keq, shoferet e ambulances do kene qene duke ngrene qofte e duke pire raki perderisa viktima u transportua serish me furgonin e policise dhe serish, si ne rastin e djeshem, dha shpirt rruges porsi nje vic i therrur… Automatikisht dhe me te drejte te lind pyetja: Nese viktimat do te trajtoheshin menjehere me medikamentet perkatese dhe me aparaturat jete-shpetuese, a do te kishin nje shans sado minimal per te mbijetuar? Nese po, atehere koka duhet te rrotullohen, pergjegjes duhet te dalin para ligjit, situtata te tilla te mos perseriten!!!

Fotot e rastit te kaluar (per copyright, te interesuarit te na kontaktojne nepermjet e-mailit).

Videoja e shperthimit te djeshem (rubrika e Top Channel)

Kur kryeministri flet…

09/08/2011
etiketa:,

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.