Skip to content

Rikthehet “i harruari” Nano

05/19/2009

Ish-kryetari socialist parapërgatitet për të hyrë në skenën aktive politike. Fatos Nano thyen heshtjen politike në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Burime nga stafi i afërt i tij bëjnë të ditur se brenda pak ditëve, ish-kryeministri dhe drejtuesi historik i Partisë Socialiste do të bëjë publike qëllimet e tij, të cilat në kontekstin e tanishëm aktualizohen si një apel i mirëfilltë elektoral. Dhe ashtu siç edhe pritet është më se e qartë se adresa e këtij apeli është vetëm një: e majta. E gjendur në një situatë gati kaotike, me përplasje dhe kundërvënie, ajo është tanimë e ndarë thellësisht brenda vetes, madje në një mënyrë komplekse. Nëse mes socialistëve dhe LSI ekziston një rivalitet që nxitet edhe nga keqkuptimet e bartura apo të nxitura është më se evidente se konflikti mes kreut socialist Edi Rama dhe pjesës tjetër të opozitës është i pakapërcyeshëm dhe afishohet si i tillë. Për këtë arsye, opozita është e rreshtuar në një mënyrë paradoksale, teksa ish-kundërshtarët e Ilir Metës në vitin 2005 ndodhen tashmë në një koalicion me të. Ky kalim që mund të cilësohet edhe radikal, thotë shumë për atë se çfarë ka ndodhur në PS, e cila qoftë në kuptim të retorikës së Ramës, qoftë edhe në pikëpamje të transformimit të saj nuk provon të jetë më socialiste. Ky kuadër që ngre pikëpyetje të identitetit dhe e ka bërë skenën politike asimetrike është dera e hapur për Fatos Nanon, i cili pritet të rishfaqet si një shpresë për të Majtët dhe opozitarët, që e ndjejnë veten si të tillë jo përmes shpresës së lidershipit të tyre, por për shkak të qenies së Sai Berishës në pushtet. Burimet bëjnë të ditur se dalja e ish-kryetarit do të jetë një apel për një votë plebishitare kundër qeverisë së tanishme, por edhe kundër Edi Ramës, i cili barazohet kështu në të gjitha cilësitë politike me kreun e shumicës së djathtë. Në një farë mënyre, Nano, i mbetur jashtë listave shpërthyese dhe problematike, pritet që të luajë rolin e aureolës që i mungon LSI dhe koalicionit të saj. Integrimi i tij në skenë përtej synimeve afatgjata ndikon si garanci tek ata socialistë të cilët ndjejnë se një votë jashtë PS është një tradhti politike. Se sa do të ndikojë kjo mbetet ende për t’u parë brenda të Majtës, por jo përtej saj. Në një farë mënyre, Nano, i mbetur jashtë listave shpërthyese dhe problematike, pritet që të luajë rolin e aureolës që i mungon LSI dhe koalicionit të saj. Integrimi i tij në skenë përtej synimeve afatgjata ndikon si garanci tek ata socialistë të cilët ndjejnë se një votë jashtë PS është një tradhti politike.

Lexoni artikullin e plotë: /Gazeta Libertas/

No comments yet

Leave a comment