Skip to content

Trajneri i ri i Kombëtares, një kumarxhi

05/20/2009

Pavaresisht sinjalizimit te mediave, kreu i institucionit te futbollit ka zgjedhur ne krye te Kombetares pikerisht njeriun per te cilin nga vendi i tij, Kroacia, vijne fakte tronditese!

E kaluara e teknikut 56 vjeçar eshte mjaft e erret ne lidhje me pasionin e tij per lojerat e fatit. Ne 24 tetor te vitit 2006 gazetari investigativ Berislav Jelinic botonte ne gazeten “Nacional” shkrimin “Bixhozxhiu qe drejton Dinamon e Zagrebit – Josip Kuzhe dora e zeze e miliona eurove.” Ne analizen e tij Jelenic zbulon se per shkak te varesise se tij ndaj bixhozit, tekniku Kuzhe u detyrohet miliona mjaft njerezve ne Kroaci: Dinko Pokrovac, aktorja Ankica Dobric, futbollisti Nino Bule, tregtari Ivan Lozushic, manaxheri Sinisha Shosho jane disa nga njerezit qe Josip Kuzhe u ka borxh. Sipas tyre problemet e ketij njeriu me kumarin nuk jane te panjohura, ndersa akuzohet vazhdimisht per moskthim parash. Ne ambjentet e kumarit edhe sot perflitet se Kuzhe humbi ne nje nate te vetme 1,2 milione euro. Kaq kushtonte transferimi i futbollistit Hrgovic nga Dinamo te japonezet e Gamba Osaka qe drejtohej nga tekniku 56 vjeçar. Me tej gazeta “Nacional” shkruan se futbollisti Ivica Brico e hodhi ne gjyq per moskthim te 75 mije eurove ndersa sipas saj ai ka nje borxh prej 750 mije euro ndaj bankes Hipo Alpe Adria. Federata shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar emrin e trajnerit ndersa nuk shqetesohet aspak se me Kuzhen ne pankine tashme do te duket gjithçka mjaft dyshuese!

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: