Skip to content

Microsoft COFEE, vegla e forcave te ligjit rrjedh gjithandej ne internet.

11/09/2009

Ka qene nje nga programet me te kerkuara ne internet deri sa rrodhi pak ore me pare, sot. Dhe tani qe gjendet jashte dhe gjithandej, mund te shkarkohet kollaj nga kushdo qe mund te perdore nje motorr kerkimi. Po, Microsoft COFEE, vegla e forcave policore qe ka bere kurioze shume prej nesh (perfshi Gizmodo~! dhe Ars Technica~!), eshte tashme gati per shkarkim.

Nuk po permendim emra, as pamje nga programi, por te intriguarit mes jush do ta gjejne nese do ta kerkojne. Nuk eshte se do t’ju hyje ne pune per ndonje gje pasi ja si e pershkruan Microsoft programin e saj COFEE, inicialet e se ciles qendrojne per Online Forensic Evidence Extractor:

“Me COFEE, forcat e ligjit qe nuk kane kompjutera me aftesi analizuese ne vendin e krimit, tashme munden kollaj, sakte dhe me kosto efektive te mbledhin te dhenat e rendesishme menjehere. Nje oficer me aftesite minimale te kompjuterit mund te trainohet dhe ne me pak se 10 minuta mund te perdori nje pajisje COFEE. Kjo i jep mundesine oficerit qe te marri te njejtat avantazhe te veglave speciale qe perdorin ekspertet mjeko-ligjore per te mbledhur evidenca, duke mos bere ndonje gje me teper se sa te fusi nje pajisje USB ne kompjuter.”

Per ta permbledhur, ju nuk eshte se do jeni ne gjendje ta perdorni programin. Nuk eshte ndonje gje si Photoshop apo Final Cut Pro, nje program i shtrenjte te cilin po ta zbrisni do beni cudira. Jo, COFEE eshte 100% i panevojshem per ju.

Mgjt, cfare e ben COFEE kaq misterioz dhe te vecante? Arsyeja e vetme eshte sepse ky program nuk ka qene kurre i perhapur publikisht. Njerezit intrigohen jashte mase kur kane ne duar nje gje qe supozohet se nuk duhet ta kene dhe ky efekt magnetizohet on line ku kemi dhomat e chatit apo forumet ne te cilat mbushen me njerez qe entuziasmohen nga ideja qe kane nje program super sekret qe s’duhej ta kishin ne diskun e tyre te ngurte.

Keshtu qe kjo ishte pak a shume; Microsoft COFEE eshte ne qarkullim. Nuk eshte shume i madh per tu shkarkuar, rreth 15 MB. U perpoqa ta mbaja sa me te mistershem kete mini-artikull per t’ju ngacmuar sadopak si dhe per ta paraqitur COFEEn si gjene me fantastike qe ka rrjedhur ndonjehere ne rrjet… deri tani!

Duke qene se shume do ti bini shkurt dhe do te me pyesni se ku gjendet, po ju jap nje link te gatshem /ketu/. Kapeni sa eshte akoma on line dhe FBI apo CIA nuk e kane stakuar linkun…

One Comment leave one →
  1. 1.5unix permalink
    11/23/2009 12:12

    thanks for the share…

Leave a comment