Skip to content

Merkel, Valesa dhe Gorbaciov kalojne uren historike ne Berlin.

11/09/2009

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ish-presidenti i Bashkimit Sovietik Mikhail Gorbaciov dhe ish-presidenti i Polonise Lech Walesa kane kaluar uren historike te Boesebrukes, ne Berlin.

Me 9 nentor te vitit 1989, ne oren 21:20 ura u kalua nga qytetaret e pare te ish-republikes federale gjermane, duke shenuar keshtu “krisjen” e pare te murit.

Gjermania feston sot nje nga pervjetoret me te rendesishem te historise se saj, 20 vjet pas renies se murit te Berlinit, qe shenoi fundin e luftes se ftohte dhe qe ne me pak se 12 muaj coi ne unifikimin e vendit.

Festimet filluan kete mengjes, pak pas ores 09:00, nen nje qiell gri dhe nen reshjet e shiut te ftohte, qe sipas parashikimeve do te vazhdoje edhe gjate mbremjes, kur renia e murit do te rikrijohet simbolikisht permes nje efekti domino perpara portes se Brendeburgut.

Pervec 100 mije vizitoreve qe priten ne zemer te kryeqytetit, dhjetra krere shtetesh dhe qeverish do te marrin pjese ne festime.

Diten e djeshme mberriten ne Berlin sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, ish-presidenti i BS Gorbaciov, nderkohe qe sot pritet te mberrijne lideret e 27 vendeve anetare te BE.

/Top  Channel/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: