Skip to content

Bie prodhimi i opiumit në Afganistan.

09/02/2009

Kombet e Bashkuara thonë se prodhimi i opiumit në Afganistan ka shënuar rënie të ndjeshme.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për luftën kundër Drogës dhe Krimit vlerëson se brenda një viti ka pasur rënie prej 22 përqindësh në kultivimin e opiumit ndërsa rënie prej 10 përqindësh ka shënuar edhe prodhimi i narkotikëve.

Korrespondenti i BBC-së në Kabul, Chris Morris, njofton se rënia më e madhe në kultivimin e bimës narkotike, në masën 33 për qind, është shënuar në krahinën Helmand, megjithëse shifrat mbeten shumë më të larta se sa ishin ne vitin 2005, kur atje u vendosën trupat britanike.

Zonat ku britanikët mbështesin programet e furnizimit të fermerëve me fara drithërash janë vlerësuar si të suksesshme nga Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët ndërkombëtarë thonë se këtë vit çmimi i opiumit në Afganistan ka pësuar rënien më të lartë të dhjetë viteve të fundit.
Megjithatë raporti i OKB-së paralajmëron se tregtia e drogës vazhdon të financojë kryengritësit talibanë dhe nxit korrupsionin, duke kërcënuar vetë legjitimitetin e shtetit afgan.

/BBC/

One Comment leave one →
  1. 09/10/2009 10:51

    prandaj paska ra ekonomia boterore???????

Leave a comment