Skip to content

Pas sulmit të piratëve, rikthehen faqet në internet të “Top Media”-s

07/08/2009

Sitet më të klikuara nga shqiptarët u bllokuan disa ditë (Kjo eshte relative se edhe ne po klikohemi goxha ditet e fundit 😛 )

Faqet zyrtare të televizionit “Top Channel” dhe gazetës “Shqip” iu rikthyen lexuesit në internet. Pas një shkëputjeje të shkurtër, për shkak të sulmeve që iu bënë këtyre faqeve online, të dyja këto hapësira të dashura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, janë të gatshme tanimë të ofrojnë informacionet më të sakta dhe të shpejta. Sulmi ishte i llojit DoS (Denial of Service), që, sipas ekspertëve të informatikës, është një metodë sulmi ku personi apo personat që sulmojnë, i dërgojnë serverit një sasi të caktuar kërkesash për lidhje, të mjaftueshme për të zënë gjithë burimet e serverit. Me fjalë të tjera, nëse serveri ka kapacitet të mbajë 10000 lidhje njëherësh, sulmuesi, me anë të një skripti, dërgon 10000 kërkesa të menjëhershme drejt serverit, duke zënë të gjithë hapësirën dhe duke bërë të pamundur për përdoruesit e vërtetë që të lidhen me serverin. Goditja duket të jetë bërë e qëllimshme dhe e organizuar, për shkak të numrit të lartë të vizitave online që kanë këto faqe të “Top Medias”. Këto probleme rezultojnë se tanimë janë shmangur plotësisht nga stafi i ekspertëve të informatikës pranë kompanisë “Top Media”. Ata kanë ndërhyrë, duke garantuar qëndrueshmërinë e faqeve përballë sulmeve të këtij lloji përmes internetit. Që nga kjo javë, faqet janë të kompletuara me informacione të bollshme në shërbim të lexuesve të shumtë në Shqipëri dhe jashtë saj. Faqja zyrtare e gazetës “Shqip” dhe e televizionit “Top Channel” rezultojnë të jenë ndër faqet shqiptare më të vizituara në internet. Sipas Alexa.com, që është një faqe statistikash për vizitueshmërinë e faqeve, mes gjithë websiteve të botës, gazeta “Shqip” është faqja e 37 më e vizituar nga shqiptarët. Sakaq, televizioni “Top Channel”, përmes faqes zyrtare në internet, renditet në këtë listë në pozicionin e shtatë, duke pasur para vetëm faqet e tilla si “Google”, “Yahoo”, MSN apo “Facebook”, që konsiderohen faqet më të përhapura në gjithë botën.

/Gazeta Shqip/


4 Comments leave one →
  1. caligula permalink
    07/08/2009 15:42

    nderprerja ndodhi dite e dyte a te trete pas zgjedhjeve dhe bashke me topchannel.tv dhe shqip.com u bllokua dhe ps.al portali i partise socialiste online… e cuditshme por a nuk mendoni ate qe mendoj dhe une?!?!?!?!

  2. 07/08/2009 21:06

    Realisht Top Media ja fut pak kot duke thene qe ka angazhuar tekniket e saj bla bla bla sepse sulmi nuk i behet Top Medias objektivisht por subjektivisht. Objektivi eshte serveri i cili hoston faqen e tyre dhe me sakt, faqja e tyre eshte e hostuar ne San Diego ne USA. Ja dhe te dhenat konkrete:

    IP: 69.64.65.170
    IP Location: San Diego, United States
    Website Status: inactive
    Server Type: Microsoft-IIS/7.0

    Normalisht, mjafton qe skripti ose programi i vogel te ndertohet ne menyre qe te bombardoje ate adrese IP me kerkesa fiktive. Dhe adresa duke qene ne USA, vetem ata atje mund ta cbllokojne situaten duke bllokuar fashen e adresave derguese ose ose, per urgjence mund edhe te zgjerojne kanalin pasi nuk mund ta dish me siguri nese fluksi eshte artificial apo nese eshte nga njerezit jasht qe jane munduar te marrin ndonje info nga zgjedhjet.

    Mgjt, aludimet e mesiperme jane per te justifikuar mbase fajtoret kur nuk ke prova. Por kesaj rradhe binte ere mire muhabeti 😀 Llogjike qe faqja eshte sulmuar nga Tropoja dhe Kuksi.

  3. caligula permalink
    07/09/2009 10:24

    ok IT Guy…. e mar mbrapa ckam thene me lart. Nuk di shume rreth ketyre gjerave por e besoj c’thua.

  4. IT Guy permalink
    07/09/2009 13:33

    S’ka problem. Une u perpoqa te isha sa me i thjeshte ne shpjegimin tim ne menyre qe te isha i kuptueshem dhe nga nje njeri qe eshte jashte kesaj fushe. 🙂

Leave a comment