Skip to content

E vërteta mbi “Roswell”-in dhe “UFO”-t.

11/07/2012

Një shprehje thotë: “Lejoji popullit iluzionet e veta”. Pak a shumë edhe qeveria amerikane, duke parë interesin e “Hollywood”-it për ta përdorur këtë “zhurmë” të krijuar në vitin 1947, në Rosuell të SHBA-ve – që siç do të rezultonte më vonë, do të ishte edhe mëma e gjithë fenomenit “UFO” – lejoi popullin amerikan që të besonte në këta vizitorë fiktivë nga hapësira. SHBA-të, sikurse pjesa më e madhe e globit, sapo kishin dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Frika e madhe e Amerikës ishte se tashmë BRSS-ja, si fuqi e padiskutueshme ushtarake e politike, e dalë fitimtare prej luftës, do të mund të prodhonte edhe ajo bombën bërthamore. Në këtë kuadër, qeveria dhe shteti amerikan, kërkonin të monitoronin sa më shumë të mundnin këto përpjekje ruse ( S’di pse po se ç’më sjell ndër mend ky fakt… Iranin, ndoshta. Nejse.). Në një prej këtyre misioneve “Top Secret”, për të lëshuar në hapësire aparatura monitoruese për aktivitete bërthamore nëpër planet, ndodhi incidenti i Rosuellit. Aparaturat nuk përmbushën qëllimin e tyre. Misioni dështoi dhe ato u rrëzuan në Rosuell.

Dokumentari i mëposhtëm, një prodhim i gjigandit “National Geographic Channel”, hedh dritë mbi këtë ngjarje. Ju ftojmë ta ndiqni.

Kliko mbi foto për të parë dokumentarin.

 

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: