Skip to content

Nëse ti je ajo çka ha, atëherë…

04/09/2012

Është një klishe, për të cilën diskutohet shpesh o thuajse gjithmonë kur ndeshemi me zakone të kulturave të ndryshme nëpër botë. Ti je ajo çka ha… Në pjesë dhe komunitete të ndryshme të botës, kafshë të caktuara konsiderohen të pangrënshme për arsye të ndryshme. Kështu për shembull derri nuk hahet nga shoqëritë ku feja muslimane ka ndikim, po e njëjta gjë për fenë hindu, as ata nuk e hanë mishin e derrit. Në vendin tonë dhe në pjesën më të madhe të shoqërisë perëndimore e quajmë tabu ngrënien e mishit të qenit, por në Kinë apo Kore është ndër ushqimet më të preferuara dhe të shtrenjta. Duke qendruar në Kinë, që është edhe vendi më i çuditshëm në sytë tanë, për sa i përket kuzhinës, hahen edhe penisët e kafshëve të ndryshme si p.sh.: qenit, drerit madje edhe gjarprit. Kohë më parë në Kinë ky ushqim i rrallë u lejohej ta hanin vetëm perandori dhe shtresat e larta të shoqërisë kineze. Në Amerikën Latine, ndër fiset e zonave të thella të cilat jetojnë në grupime arkaike, hahet tarantula, një merimangë të madhe e cila është shumë e pasur me proteina dhe lëndë të tjera ushqyese.  E shumë e shumë shembuj të tjerë.

Por ajo më e çuditshmja, që mua më bëri përshtyje është ngrënia e embrionit 18 ditësh të rosës. Po, po… embrioni në vezën e rosës pasi arrin 18 ditë kthehet në një ushqim shumë të shijshëm dhe të kërkuar për banorët e Filipineve. Sipas statistikave 85% e filipinasve kanë ngrënë të paktën një herë balut, ky është emri me të cilin njihet ky lloj ushqimi.

Sërish, dua t’i mbëshoj faktit që është një çështje kulture dhe s’ka të bëjë me faktin nëse është i ngrënshëm apo jo, një lloj apo një tjetër kafshe apo ograni specifik kafshe. Kështu për shembull në Francë hahet mishi i kalit, që për mua do të ishte e papranueshme dhe po të mundja do ta refuzoja një pjatë me mish kali – duke pasur parasysh lidhjen që ne kemi me këtë kafshë të madhe, të fuqishme, të bukur e simbol i lirisë. Por nuk e kam aspak problem të ha një biftek viçi, ndërsa për rreth 1/6-ën e popullsisë botërore ngrënia e mishit të lopës është tabu, e kam fjalën për indianët; ata e quajnë lopën kafshë të shenjtë.

Duke uruar që të keni ngrënë prej të paktën një ore tashme vaktin tuaj, shikoni nëse doni, se si një perëndimor ha balut.

2 Comments leave one →
  1. 04/14/2012 05:02

    Po kur hame njer tjetrin perse quhet “Kani- balizem”???

  2. 05/14/2012 10:55

    heheheheheheheh cncncqkas han edhe keta hehehe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: