Skip to content

KONY 2012 ?!

03/11/2012

Prej disa ditësh, një material video – i presupozuar për të qenë dokumentar – është bërë i famshëm në internet. Titullohet thjesht “KONY 2012”. Në vrullin e virusit që pushtoi rrjetin, kjo video mbërriti edhe tek unë. E pashë. Bukur. Emocionuese. Por, të qëndrojmë pak këtu, tek dy mbiemrat e fundit. Është një video e gatuar bukur dhe që të ngjall emocion. Pikërisht nga këto emocione dhe të ndjerit si detyrë për të shfaqur përkrahjen për një këtë kauzë shumë të drejtë, që ka si objekt shpëtimin e fëmijëve (qoftë kjo edhe jo globale, por e lokalizuar dhe përqendruar në një organizatë famëkeqe në lindje të Afrikës); disa nga miqtë e mi në fejsbuk (me sa duket) nxituan ta ndanin në profilin e tyre.

Tani, unë nuk dua t’ju ndikoj shumë në perceptimin që do t’ju krijohet nga materiali dhe për materialin. Sa për kundërpeshë të ‘hileve’ të videos, ju bëj parapritë dhe ju sugjeroj që pasi keni parë videon, të merrni pak pushim, të shuani emocionet e momentit dhe të informoheni dhe eventualisht të reflektoni.

Mjafton të bësh një kërkim të shpejt në Google për të parë reagime të shumëllojta, që do t’ju ndihmonin për të pasur një ide sa më të plotë.

Amerikanët kanë qenë dhe janë të shkëlqyer në Public Relations dhe kjo Videokraci ia arrin më së miri qëllimit. Ju ç’mendim keni për të gjithë këtë? Lini komentet tuaja.

One Comment leave one →
  1. 05/14/2012 10:48

    hehehehe po lepash zotin se amerikanet sen nuk din veq ashtu kot thojn se as kushse din per veq zotit qe na ka kriju hiqu rrancav hehehehehe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: