Skip to content

Orgesa Zaimi, në Eurovizion për Zvicrën… dhe Shqipërinë!

10/13/2011

Nuk është e rrallë për Shqipërinë dhe shqiptarët, në këto vite pluralizmi të përfaqësojnë në sporte dhe art vende të huaja. Për arsye të ndryshme, talente në këto fusha kanë arritur të kapin maja të larta suksesi nën një flamur të ndryshëm nga ai i kuqi me shqipen dykrenare. Disa prej këtyre ‘ikjeve’ kanë qenë të dhimbshme, të tjerë ca më pak, e megjithatë jemi ndjerë krenarë që njëri prej nesh gjeti mundësinë për të ngritur lart emrin e vet dhe të shqiptarëve po ashtu. Në rastin e Orgesa Zaimit, një këngëtare e re dhe e talentuar, e cila i ka ngjitur ngadalë dhe me hapa të sigurt shkallët e karrierës – kësaj here përmes një konkursi, kërkon të përfaqësojë një shtet multietnik në festivalin evropian të këngës.  Prej emisioneve ‘talent-show’, ‘live’-ve në lokale të ndryshme të Tiranës për një kohë të gjatë, krijimit të disa këngëve dhe videoklipeve – ndër të cilat përmendim këngët “Stacion”, “Pasqyrat”, “Dashuri pa një fytyrë” – ka qenë pjesë edhe e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion 2009 si back-vocal, në mbështetje të këngëtares Kejsi Tola me këngën “Carry me in your dreams”.  Kësaj here, Orgesa kërkon të marrë pjesë si soliste në Eurovizion me këngën “Every Minute”. 

Shqiptarë të Shqipërisë, trojeve shqiptare, banues në Zvicër dhe diasporë mund të ndihmoni Orgesën duke e votuar online prej datës 16 – 30 tetor!

www.orgesa-zaimi.com;
www.facebook.com/OrgesaZaimi;
www.eurovisionplattform.sf.tv

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: