Skip to content

10 Sekretet e Apple

06/14/2011

E ke idenë se sa iPhone shiten çdo orë, minutë apo sekondë në mbarë botën? Sa fiton Apple për çdo produkt apo sa investon në marketing, kërkim dhe zhvillim? Atëherë zbulo sekretet e Apple!

1. Shitjet e produkteve Apple janë në rritje në mënyrë eksponenciale dhe kanë sjellë në kasat e kompanisë së Steve Jobs 22 miliardë dollarë amerikanë në vitin e fundit, një shifër kjo më e lartë edhe se të ardhurat totale të katër viteve paraardhëse. Një rritje kaq e madhe nuk ishte arritur nga asnjë tjetër kompani.

2. Xhiroja totale e Apple arriti kuotën e 65 miliardë dollarëve amerikanë në vitin 2010. Fitimet e Cupertino janë më të larta se GDP-ja e Irakut, Kroacisë, Libisë, Ekuadorit dhe të paktën 100 vendeve të tjera. Vetëm 61 vende në botë janë në gjendje të fitojnë më shumë se Apple.

3. Pjesa më e madhe e fitimeve të Apple (rreth 45 miliardë) vijnë nga produkte që kompania ka krijuar gjatë 10 viteve të fundit (iPhone, iPod, iPad dhe iTunes), ndërsa rreth gjysma (30 miliardë) nga produkte të krijuar 4 vitet e fundit. Nuk çudit fakti që Apple është kompania ‘hi-tech’ më në modë e momentit.

4. Rritja e shitjeve të produkteve të Apple vetëm në Europë, vitin e kaluar i ka sjellë Cupertino-s 7 milionë dollarë amerikanë. Praktikisht sa GDP-ja e Lihtenshtejnit.

5. Me një xhiro kompleksive prej 65 miliardë dollarësh, Apple fiton më tepër se Microsoft-i, me xhiron e saj prej 62 miliardë dollarësh. Ndër të tjera Apple shpenzon vetëm 1.7 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim, kundër 8.7 miliardë dollarëve të kompanisë së Bill Gates-it. Shpenzimet e përgjithshme, përfshirë marketingun, në Apple arrijnë në 5.5 miliardë kundër 17 miliardëve të Microsoft-it.

6. Apple fiton 625 dollarë për çdo iPhone të shitur – dhe ka shitur 40 milionë të tillë në vitin e fundit. 164 dollarë për një iPod, 1279 dollarë për një Mac dhe 665 për një iPad.

7. Apple shet 110.000 celularë në ditë, 4538 në orë, 76 në minutë dhe 1,27 në sekondë! Shitjet e iPhone-ve kapin 39% të xhiros kompleksive të Apple. Ndërkohë që deri para katër vjetësh, iPhone nuk ekzistonte.

8. Apple ka inauguruar 44 “Apple Store” në vitin e fundit dhe deri në fund të vitit do të ketë arritur numrin 317 përreth globit. Çdo dyqan shet mesatarisht produkte për 34 milionë dollarë kundër 26 milionëve që faturonte vitin e kaluar. Shitjet kompleksive arrijnë në 3 miliardë, praktikisht sa e gjithë xhiroja e “Tiffany”.

9. “Appe Store”-at punësojnë 26 500 të punësuar me kohë të plotë, mesatarisht 84 persona për çdo të tillë dhe secili prej këtyre fut në kasat e Apple rreth 370 000 dollarë çdo vit.

10. iTunes, dyqani virtual i Apple, ka sjellë në kasat e kompanisë së Cupertino-s 4 miliardë në vitin e fundit. Një miliardë më shumë seç fiton kollosi muzikal Warner Music Group.

Përktheu dhe përshtati nga “Yahoo”,

FUNKY FISH

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: