Skip to content

Griselda si Marigoja

06/02/2011

Emri më i lakuar këto dy ditët e fundit është “Griselda”. Gruaja e kryetarit të bashkisë së Kavajës ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve me historinë e saj, dje si viktimë sot si personazh filmi.

Mbrëmë, të gjitha mendjet dhe zemrat e shqiptarëve ishin të pështjelluara teksa dëgjonin një histori monstruoze e denjë për një skenar filmi horror. Është e tepërt të analizosh se pse një histori e tillë ka një ndjeshmëri popullore apo “sensibilitet publik” siç pëlqejnë të shkruajnë disa media. Por si një trill filmi artistik, brenda natës kjo histori u rrëzua, dhe sa mirë që u rrëzua, nga piedestali i pamendueshëm i monstruozitetit njerëzor. Këtë mesditë një pjesë e stërmadhe e shqiptarëve janë çliruar nga një brengë e cila përjetohej edhe si një faj i madh i përbashkët i shoqërisë sonë. Dukej sikur të gjithë ishim njollosur me këtë tmerr dhe turp të madh, si në fshatin e trillit “14 vjeç dhëndër” për degjenerim shoqëror.

Për t’i rënë shkurt po bëj një përmbledhje me pikat më kryesore të kësaj historie:

–          Griselda ka qenë pranë qendrës “Kristal” mbrëmjen e djeshme, këtu në Tiranë.

–          Pretendon se një makinë me xhama të zinj e ka rrëmbyer, rrahur dhe shpënë në një klinikë ku e kanë detyruar me anë të një injeksioni të lindë në mënyrë të parakohshme dhe foshnja s’dihet ku gjendet.

–          Taksixhiu thotë : “Nuk është rrëmbyer, e kam transportuar unë te ‘Brryli’.” Lagje në të cilën, me sa duket banojnë edhe prindërit e Griseldës.

–          Policia e shtetit sot deklaron pas ekspertizës mjeko-ligjore : “Griselda nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë.”

Por, përpos këtyre fakteve:

–          Sipas gruas, ajo duhet të lindte këto dy-tre ditë. Pyes: A është normale që një bashkëshort të lërë gruan vetëm në shtëpi dhe të shkojë në Itali, duke ditur se ajo pret një fëmijë?

–          Nejse, ka pasur të afërm të tjerë që do të kujdeseshin për të… Atëherë, ç’janë këta të afërm që e lënë këtë grua “me barkun te goja” të endet rrugëve të Tiranës? Një grua që pret të lindë nga momenti në moment ka kujdesin maksimal dhe ndiqet në çdo hap që bën dhe s’lihet e vetme të hipi nëpër taksi nga një qytet në tjetrin dhe nga një lagje në tjetrën.

Por, mbrëmë po konsideroja më shumë mundësinë që e gjithë kjo histori, për sa e paimagjinueshme mund të duket, të ishte e vërtetë. Nëse do të kishte shqiptarë që në mënyrë gjakftohtë me mendje kaq perverse të planifikonin një krim të këtillë a do ta lironin kaq lehtë gruan? Përgjigja është “jo”. Kjo logjikë s’rrjedh. Nëse do kishte ndodhur një krim i tillë me këto rrethana dhe detaje kriminelët mostra s’do e kishin për gjë t’i merrnin jetën edhe nënës së foshnjës.

Në këtë pikë ndahen delirantët militantë të partive, që përpiqen të politizojnë gjithçka. Thuhet “Janë maestro ata. E kanë bërë kështu sepse “ ndjekur nga trillet më të ndryshme. Madje nihilizmi shkon deri aty sa të thuhet se policia, prokuroria, mjekët, të gjitha janë pjesë e një mafie kolektive që duan të godasin… KË?! Ta mendosh mirë një problem të madh, Shqipëria e ka: militantizmin delirant, duke drejtuar gishtin nga kundërshtari politik si armik i popullit.

Di vetëm të them se unë si shumë shqiptarë të tjerë, jam i lehtësuar që historia e Marigosë së shekullit XXI ishte sajesë dhe që gjithë shoqëria shqiptare shpëtoi nga një njollë e paimagjinueshme aq sa edhe serbët apo gjermanët e Luftës së Dytë Botërore do të ndiheshin engjëj në krahasim.

FUNKY FISH

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: