Skip to content

Facebook aktivizon mesazhet SMS me AMC Albania

04/22/2011

Shumë prej jush janë përballur me opsionet vazhdimisht të ndryshueshme të Facebook ku në një moment apo tjetrin ju është kërkuar të aktivizoni dhe nr. tuaj celular. Për fat të keq deri para pak ditësh Shqipëria nuk ka qënë në listën e shteteve ku ofrohej ky shërbim. Tashmë, ajo është shtuar por nga katër kompanitë celulare që operojnë në territorin tonë, vetëm AMC del si opsion sikundër edhe për Facebook falas në celular nëpërmjet 0.facebook.com ofrohet vetëm opsioni i Vodafone.

Ata që kanë nr. AMC mund të ndjekin udhëzimet dhe të dërgojnë një SMS me gërmën F në numrin përkatës (55466) dhe brenda pak sekondash do të merrni kodin aktivizues. Më pas do të shkoni te Account -> Account Settings -> Mobile dhe më pas klikoni në opsionin ku mjafton të vendosni kodin përkatës. POR për fat të keq Facebook do t’ju thotë që kodi është i gabuar. Kjo gjë do të ndodhi edhe nëse do ta keni shtuar nr. tuaj AMC në profilin tuaj. Zgjidhja? Mjafton të futeni në Facebook nga celulari juaj ose në shfletuesin tuaj të internetit të klikoni adresen m.facebook.com dhe në fund të faqes do klikoni te Settings dhe do të kërkoni opsionin Mobile. Duke ndjekur hapat përkatës do të jeni në gjendje të aktivizoni nr. tuaj AMC dhe të njoftoheni me SMS për çdo mesazh/njoftim/kërkesë miqësie etj etj etj…

KUJDES!!! Nëse ndiqni udhëzimet e mësipërme, AMC mund t’ju faturojë SMStë e dërguara dhe më besoni, nëse jeni përdorues aktiv i Facebook së shpejti jo vetëm që do të ngeleni pa lekë por ndoshta edhe pa brekë!!!

/Nikiu/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: