Skip to content

TV Klan – Gjeniu i ç’edukimit

04/16/2011

Nuk jam as sociolog, as psikolog e as prind. Por vura re se s’qenka e nevojshme të kesh një prej atributeve të mësipërm për të përjetuar një pështjellim teksa shihja se çfarë këngësh i viheshin në gojë fëmijëve. Nuk është një rast sporadik i kësaj të shtune mbrëma. Edicionin e vjetshëm, në televizionin kombëtar Klan, mbaj mend ta ketë fituar një vajzë 10-11 vjeçare që “kalin e betejës” së saj kishte këngën “Je T’aime”. Sot, shoh që një vajzë tjetër po këndonte këngën “Tjetra” të këngëtares Rosela Gjylbegu. Këngë shumë e mirë por absolutisht jo për fëmijë! Nëse s’i njihni vargjet e këngës kërkojeni dhe dëgjojeni në YouTube. Pastaj këngët e huaja që përveç faktit se mund të ushtrohen dhe mësojnë gjuhët e huaja, fëmijët nuk edukohen për asgjë tjetër.

Klan bëri një punë të mirë me këngët e Festivalit të RTSH, të cilat i mblodhi dhe i serviri nën slloganin “100 Këngët e Shekullit”. RTSH ka bërë thuajse po aq festivale për fëmijë sa edhe për të rritur. Një gjë të ngjashme mund të bënte edhe me këngët e Festivalit të Shkodrës dhe këtë cikël emisionesh, të quajtur “Gjeniu i Vogël”.

Nuk ka hijeshinë që i shkon për shtat, ky emision. Të lë një shije të thartë, një koktej emocionesh tek fëmijët si dhe tek spektatori apo telespektatori. Për të mos folur për strukturën e garës pastaj… Fëmijët vura re vihen “tek-e-tek” të garojnë me njëri-tjetrin dhe si gladiatorët njëherë kohë i drejtoheshin perandorit për të parë ngritjen apo uljen e gishtit të madh që do të thoshte falje apo vdekje për kundërshtarin – këta fëmijë vihen përpara jurisë e cila vendos se cili është më i miri, më i zoti se tjetri dhe se cili duhet të vazhdojë garën.

Po e mbyll këtë koment, duke ju përshëndetur me këngën e radhës që po këndon një djalë në këto momente; është “Margherita” e Cocciante-s. TMERR!

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: