Skip to content

PLUS apo MINUS?

03/16/2011

Para 1 muaji e gjysem Plus ishte ne kulmin e nje fushate per te mbledhur abonente ku oferta me e pabesueshme trumpetonte 1 vit internet falas si dhe disa mijera minuta (8000 nese nuk gaboj) per gjithe vitin kundrejt numrave Plus. Si nje qytetar i frustruar nga kompanite e meparshme nuk e mora me shume seriozitet oferten nga TV dhe hyra on line per ta verifikuar. Ne faqen e Plus (www.plus.al) ishte me germa te medha gjithandej: 1 VIT INTERNET FALAS, 8000 MINUTA FALAS e bla bla bla. U hipa kembeve dhe shkova ne dyqanin qendror, prane Gardes se Republikes dhe u habita kur me thane se nr kushtonte vetem 100 leke te reja dhe nese e blija deri ne oren e mbylljes se dyqanit per ate dite, do te isha pjese ne grupin qe perfitonte 1 VIT INTERNET FALAS DHE 8000 MINUTA FALAS PER GJITHE VITIN. Wawawiwua thashe (ne koken time) dhe nxorra nje 100 leksh per ta blere nje numer. Nese do, me tha shitesi, mund te blesh disa numra edhe per familjaret pasi minutat falas dihet qe jane brenda rrjetit. OK, thashe, po e marr dhe nje nr te dyte per gruan. Ajo perdor iPhone dhe interneti mund ti hyje ne pune per e-mailet.

Karta u aktivizua shume shpejt dhe ne kohe rekord isha on line 24/7 nga celulari. Shpejtesia linte per te deshiruar por ne fund te fundit ishte goxha mire per te qene falas. Pas disa ditesh futem serish ne Plus.al per te pare me teper info per minutat falas dhe pashe qe cdo abonent qe e perfitonte kete oferte do te njoftohej me SMS si per fillimin ashtu edhe per mbarimin e ofertes dhe oferta fillonte me daten 1 te muajit pasardhes. Data 1 Mars erdhi por SMS ngeci diku rruges. E njejta gje dhe te nr i dyte nderkohe qe ne daten 7, SMS per njoftimin e mbarimit te ofertes nuk vonoi por ishte preciz ne mes te nates. OK mendova, gjera ndodhin. SMS humbasin rruges…

Zgjohem sot ne mengjes dhe shoh 4 SMS te reja ne cel tim. Qenkam bere VIP thash, zakonisht s’para me dergon njeri. Kur shikoj, te katerta ishin nga Plus.

1: Pershendetje, SMS tuaja kombetare ne balancen e ofertes se aktivizimit kane skaduar. Ju faleminderit?!?!?! – Nuk e dija qe i kisha free dhe nuk kisha derguar asnje deri me sot.

2: Pershendetje, minutat brenda Plus ne balancen e ofertes se aktivizimit kane skaduar. Ju faleminderit?!?!?! – Une s’kam folur ne telefon, si mbaruan kreditet? Ose ose, me eshte shtypur celulari ne xhep dhe i kam rene ndonje nr kot…

3: Pershendetje, krediti ne llogarine tuaj nuk mjafton per te perdorur kete sherbim. Ju lutem kryeni nje rimbushje dhe provoni perseri. Ju faleminderit?!?!?! – Cfare sherbimi? Ahaaaa, vetem po te jete interneti, mendova. Po si ka mundesi, une e kam nje vit free…

4. Pershendetje, balanca juaj kryesore eshte e ulet. Se shpejti ju nuk do te mund te perdorni me sherbimet e Plus. Ju  lutem kryeni nje rimbushje. Faleminderit?!?!?! Tani e kapa fillin, diku kishte caluar gomari.

Lidhem menjehere ne telefon me 140 dhe operatorja me sqaron se nuk ishte e vertete qe oferta e internetit zgjaste 1 vit. Me tha se kishte qene e vlefshme vetem per nje muaj ndersa minutat falas do te vazhdonin per nje vit. Persa u perket mesazheve qe nuk kishin ardhur per fillimin e minutave falas, nuk ishte ne gjendje te pergjigjej… Ishte e kote te merresha me te pasi ajo eshte thjesht nje punonjese qe zbaton direktivat nga lart…

Si perfundim, plus per mua u shnderrua ne MINUS. Pertej gjithckaje te mire qe mund te kene ne krahasim me operatoret e tjere, genjyen abonentet e tyre te pare DHE KJO ESHTE E PAFALSHME. Nese kerkojne te ngrene kompani me genjeshtra, le te gjejne abonente te rinj, une s’do te jem me nje prej tyre.

Per ju qe vazhdoni ta perdorni per Facebook (ne faqen e tyre thuhet qe eshte falas), kontrolloni here pas here kreditin pasi ne fund te shpjegimit te tyre per FACEBOOK FALAS, kane lene nje klauzole qe thote: “Oferta është e vlefshme për një kohë të limituar. PLUS ruan të drejtën për ndryshim të ofertës dhe opsioneve më sipër pa njoftim paraprak.” Kur na do qejfi, e bejme me lek dhe deri sa ju ta keni kapur fillin, krediti ne llogarine tuaj nuk mjafton per te perdorur kete sherbim. Ju lutem kryeni nje rimbushje dhe provoni perseri. Ju faleminderit…


/Nikiu/

One Comment leave one →
  1. Plus Ex-User permalink
    03/16/2011 15:18

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: