Protestuesi ne Kajro perballet me autobotin e policise
Sic mund ta keni degjuar ne lajmet nga bota, Afrika Veriore eshte duke u perfshire nga nje vale protestash te lindura fillimisht ne Tunizi. Mbrem shume qytetare anembane Egjiptit kane dale neper rruget e qyteteve te tyre duke protestuar kunder gjendjes se renduar ekonomike si dhe kunder regjimit te Mubarakut i cili ka ardhur ne fuqi me 1981 dhe vazhdon ti fitoje vazhdimisht zgjedhjet sic i fitonte Enver Hoxha dikur. Videoja e mesiperme tregon kurajon e nje protestuesi qe i del perpara autobotit te policise dhe perpiqet ta ndaloje me trup.
Nuk e di pse por gjeja e pare qe me shkoi ne mendje ishte protestuesi i panjohur i sheshit Tiananmen ne Pekin, Kine…
Ndersa me poshte vazhdon nje video tjeter e nje protestuesi i cili rrezon policin civil nga autoboti duke vene ne rrezik jeten e vet si edhe te policit i cili bie pak centimetra larg rrotes se autobotit.