Skip to content

Shqiptarlleqe

01/23/2011

Sec po tentoj te shkarkoj sot ne tastjere ndersa kisha e kam 100 probleme si te gjithe njerezit dhe jam i detyruar te intoksikohem me nje dhune ekstreme, qe inicoi ne forme manipulative te ndersjellte dhunen mediatike si modeluesen me te privilegjuar te mendjeve te prirura dhe te etura te besojne. Une shpesh besoj se jam verbuar dhe here te tjera se kam shume drite ne sy. Ju pashe te tereve ju, dhunues e nxites fajtore e manipulatore ekstreme deri ne dritherime. Ju pashe te vleresoni nje inskenim; nje histori te lashte qe gati pushtoi boten me iterpretimin brilant te Mirush Kabashit. Apologjia e Sokratit te gjore, vleresohet nga te gjithe. Po, po… madje duket sikur kete e bejne me shume ata individe qe ligjin e kane bere ne materje per te bere tapete e asfalte ne te cilat te shkelin me kembet e tyre te perlyer me perlyerje me te keqe se perligjja qe perlyeshem i bejne cdo dite genjeshtres.

Sokrati pranoi te vdiste vetem te zbatohej ligji. Dhe eshte aq e thjeshte po aq madheshtore kjo domethenie  ku bazohet ekzistenca jone. Drejtesia… fjala qe duhet te thote ligji…e drejta. Hahaha. Sot ka ngelur bajatshem ne forme sulltanore (origjino bajraktareske) ne gojet e atyre qe perligjin perlyejtshme cdo dite, ne dy ekstremet e frikshme, ligjshkeljen tashme te kthyer ne stil jete ne vendin tone. Une ti, ai… ne te gjithe kemi nje historik te cuditshme te sjelljes korruptive qe ne regjimin e shkuar reduktohej ne trafik nderesh dhe ku pagesa me para apo forma te tjera nuk ishte shume e perhapur. Eshte edhe ne fjale te urte qe ne e kemi sterthene qe te vegjel ne shkolla “me mire nje mik se nje ciflig”. atehere miku te ndihte ne shume gjera. Ashtu si dhe sot. Miku te gjente pune, te jepte shkolle e shtepi; miku te spiunonte pas dere dhe miku te tradhetonte atehere kur nuk e prisje. Oh sa mikprites, miqdashes, miqsore e me bese prej miku kemi bertitur se jemi dhe kemi kujtuar se jemi vertete. Ne fakt te mesuar me komandante historike qe nga feudalet, bejleret e deri ne drejtuesit e tipit “shoku Enver”, ekzistenca u ngjiz pas nje idealizmi te shumices qe ishte nje frike te verber nga rreziqet qe na vinin nga jashte. Shqiptaret ishin bere trafikante te shkeljes se heshtur te ligjeve qe ne gjuhen e te “fisnikeruarit” te kesaje fjale, quheshin ndere.

Mediat si kontribuese te medha te repektimit te ligjeve kane ne fakt nje histori te mbarsur me paligjesi dhe kusari si te gjithe gjerat qe kane ndodhur te ne.  C’do gje ne shqiperi behet e paligjshme qe me pas te legalizohet, dhe kjo nuk eshte zgjuarsia e te famshemve qe kerkojne hapesira ligjore jo, por heshtja jone e kobshme kur na digjen transormatoret e skemi uje kurre per shak se dikush e ka bere katraure shkeljen e ligjit qofte duke mos e zbatuar e qofte duke perfituar prej tij. Ne jemi ata qe heshtim, qe skemi piken e respektit per pronen e perbashket, qe vjedhim c’te gjejme pa zot, qe peshtyjme e gelbazojme rrugeve, qe hedhim plehra ne rruge, nga dritaret e ballkonet e pallateve qe mbase e kemi raportin 1/100 nder ata qe perdorin ne rruge koshat e mbeturinave. Ne psikat tona kjo eshte detyre e pastruesve… ndersa jona eshte te projektojme fatin tone ne te ardhmen ne forme kusareske duke shfrytezuar ne menyre shtazarake cdo pike e vrime qe prodhon e pordhon para. Nuk besoj se ka popull ne bote qe te kete rekord me te madhe per fryme popullsie ne njerez qe jane diplomuar per drejtesi. Por nuk besoj se gjindet vend tjete ne bote ku pavlera me e madhe eshte drejtesia. Uji i qelbur qe ne burim. Vend ku ligjin e bejne shfat dhe jo ligji. Vend ku pushtetet perlyhen dhe vetlepihen reciprokisht duke perdorur gjuhen (llapen) e struktures se paligjesise se perligjur. Po e nis me te madhin fare i cili ka kohe qe pretendon se per kutite e famshme duhet te vendoste gjykata. Shume e drejte. Sokrati do te dergonte nje engjell nga parajsa per ta dekoruar “te madhin”, i cili flet dhe i le ne heshtje te tere. Flet dhe thote ate qe askush nuk e quan si atentatin me te madh qe mund te beje ai njeri. Nuk ka nevoje shume te besh nje veprim te paligjshem qe te tregoje se sulltanatin dhe republiken e qyteteruar mund ta dallojme edhe nga nje deklarate e tipit: kam dhene urdher qe asnje gazetar te mos denoncohet dhe ndiqet penalisht per punen e tij…(!)… dhe thone pastaj se nuk ka ligj! Ligjin ketu e bejne njerezit e poleve te polarizuara me shume se kurre. Nese asokohe mendonim se kishim nder e besnikeri dhe e kuptuam qe  ishin banalitete propagande e ku ta di une c’tjeter pleh; nese atehere njerezit kujtonin se ishin idealiste… sot jane “dy dhe pak me shume” grupe te medha qe  reciprokisht presin te etur te mjelin ne nje kohe oportune lopen e stermadhe qe quhet “shtet” qe ne vija me te thjeshta dmth tja fusin njeri tjetrit.. po te gjithe bashke duke shfrytezuar  “gjinjte” e lopes plake qe ka kushedi sa kohe qe ushqehet me ushqime te marra borxh. Pjesa me idiote qe edhe mundesojne ngrehinat e medha te  ekstremiteteve grabitqare jane ata qe marrin e perfitojne gjithnje e me pak. Jemi ne qe paguajme taksa, fatura, borxhe. Jemi ne brezi i mbase me shume se 1  milione te pasiguruarve qe ende punojme ne pune te zeza. Jemi ne te lodhurit e medhenj… dhe nder  ne shihet kobshme ai me i kobshmi. Tifozeria me dy e pak me shume palet qe tallen me jetet tona. Pjesa me e madhe e njerezve e thone cdo dite se pse ekstremet (qe nuk mundem ti quaj parti politike) vijne ne pushtet. Cdo dite i bisedojme bashke, vjedhjet e tyre, mashtrimet, falsifikimet, perdhunimet, kurverite e origjite. Ne poses te hicit qe vjen si thashethem, jemi po ne qe na duhet nje video me muahabet korrupsioni qe te kujtohemi se “ka ardhur koha per te vene nderin ne vend”. Ne qe nuk mundemi kurre te shohim veten ne pasqyre e t’i themi: a mundesh ti i pari te zbatosh  ligjin duke filluar qe te mos’hedhja e plehrave, mos pagimi i ryshfeteve dhe miqesirave per te siguruar benefite sa te mundem? A do mundet valle ndonjeri nga ne ta kerkoje fajtorin as kund tjeter por ne veten e tij si nje pjestar i nje te tere shoqeri te korruptuar nga koka te kembet qe kerkon te lincoje hajdute qe sjane asgje tjeter vetem se mostra me te sofistikuara te te njejtit soj sic jemi dhe ne.. Pra te njejtes specje me nje qasje gati epshore ne ligjshkelje. Para se te godisni ata hajdute me gure e gjithcka…do thoshte profeti…

Sa shpejt u rrotullua bota rreth nje media hijene e rreth hijenave politike. Asokohe, sic bej edhe sot une e quajta pa piken e medyshjes “organizate terrorriste”. Kushte te veshtira per viktimen e asaj media. Te akuzuarit  prej te njejtes organizate terroriste asokohe gati sa nuk bertiten fort “te varet,” njeriu qe terrorsitet i cuan me breke ne dore nje prostitute mediatike qe nuk mbante ne brez dinamit si te ngjashmet islamike, por breke dhe mikrofona e kamera. Shume shpejt u bene viktima edhe vete ata. Ketu nuk eshte problemi se une asokohe bertisja e thoshe: kujdes se neser mund te jete rradha jote…! Kulmi eshte se sa frikshem perdorin te dyja palet mjete e informacionit. Sot eshte kohe e kobshme, edhe njerezit me te afert nuk e kuptojne qe une jam verbuar shume. Mendoj siperfaqshem dhe nuk merrem me thelbin e fatkeqsise,qe eshte korrupsioni i  i vetem. Video e Priftit dhe ish kapos se tij…!

Sikur ta kishim zene te gjalle ate Meten e ta hiqnim qafe… bashke me priftin e Berishen… bashke me Ramen e Rucin, a thua do te shpetonim valle nga kjo gjeme qe na gjeti fill pas permbytjeve dhe qe solli gati me shume viktima se vete Gerdeci?!

 

Njeriu s’do shume te behet nje qen i terbuar qe afshon kedo qe i del perpara, dhe qente dine ti ndersejne te gjithe mjerisht. Neser serish mund te jete rradhe e atyre qe sot qellojne e keshtu deri ne veteshkaterrim. Nese dikush ngre doren dhe qellon dike te gjitha anet llogjike kane falimentuar. Nese nje turme ngre duart dhe armet dhe njellojne te tjere kjo nuk justifikohet kurre. nese grupet te caktuara nisen me ide te qarta per te dhunuar me grushte e me arme, me pas arsyetimi nuk ka me vlere. Kemi zgjedhur gjoja te na perfaqesojne ata qe mbjellin te vdekur nga te gjitha anet. Ne bejme tifozllik duke mbrojtur palet e ekstremit si te qene dy ekipe futbolli province, dhe jemi gati te therremi si kafshe sic ne fakt virtualish shahemi e kercenojme ne internet duke mbrojtur nje pale e duke share tjetren. Te gjithe ata qe perdorin mediat paguhen, prej tyre dhe prej atyre qe kemi vene te drejtojme. Pesha e tyre e fjales perkundrejt ligjit eshte si morali i shtrigave qe pergojojne dy e pak me shume kurva duke pare filxhanin sinoptik te te nesermeve me “ata”, ose me “ne”.

U lodha une i verbri e s’me degjoi askush. Dukej se te gjithe i binim fyejve tane duke e pare boten dhe te ardhmen ne shpresen e lemoshes qe do na jepte zevendesuesi i rradhes i repuplikes parlamentare me sulltane. U lodha dhe meqe spo me degjonte askush, thashe te behem njehere gazetar edhe une. Ky “shejtan”  internet po ja jep kujdo kete mundesi. Vetem se me ngushellon nje fakt. Askush s’do censuroje dot ato qe mendoj e them. Vlera e te gjithave eshte ne mendjet tona. Menyra se si e projektojme te nesermen eshte puna dhe rritja elartesimi i dijeve. Dy e pak me shume ekstremet e medha jane kthyer ne dy e pak me shume korporata gjigande ku shperblehet nderi me te pander…

 

A. Sh.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: