Skip to content

SALIK pije psikopatike – Çliro Berishën tënde

01/19/2011

Kompania e njohur e pijeve alkoolike dhe psikopatike Keshilli i Ministrave.org sjell ne tregun shqiptar SALIK, pija psikopatike që i ka munguar shqiptarëve.

Presidenti i kompanisë Salik Bisha shprehet se energjia e psikopatisë që të jep kjo pije është e paimagjinueshme. “Më në fund po bëhet realitet ëndrra shekullore e shqiptarëve me pijen historike siameze SALIK” tha para stafit të Këshillit të Ministrave.org

Formula e kësaj pijeje është shumë e hershme dhe pregatitej në Vicidolusin e lashtë ekskluzivisht për gladiatorët romakë të cilën e konsumonin para se të futeshin në arenë. Pija i kthente ata në bisha në pak sekonda dhe ata e bënin copash kundërshtarin.


Presidenti Salik Bisha thotë se kjo pije nuk mund të pihet nga të gjithë por vetëm me rekomandim nga Doktori pasi SALIK të cliron tërë bishat e mundshme të kopështit zoologjik që ka njeriu brenda, sidomos peshkaqenin BerISHA të kryqëzuar me peshkun SALMON.

Sipas studimeve vetëm liderat historike që përballojnë shpërthime ndjenjash gërdecore, përmbytje dhe mallëngjim shkodrane mund ta pijnë pa problem SALIK.

Këshilli i Ministrave.org ka vendosur një automat në ambjentet e parlamentit për tu ofruar deputetëve pijen psikopatike SALIK por deri tani vetëm kryeministri Sali Berisha dhe kryekuvendarja Topalli kane treguar burrërinë për të provuar shijen psikopatike historike të SALIK.

SALIK është pija e vërtetë psikopatike që cliron berishën brenda teje e cila clirohet nga ty, i turret kundërshtarit dhe e nxjerr lakuriq para botës.

Provoni pijen spikopatike SALIK e cila kushton vetëm 1 Euro.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: