Skip to content

Argjentinë, një gruaje i është hequr një tumor prej 23kg !

08/28/2010

Peshonte 140kg, por pasi doli nga salla e operimit kishte humbur 35kg. Nga mitra e saj mjekët kanë hequr një tumor gjigand prej 23kg. Një rast unik në të gjithë botën! Ndërhyrja rekord kirurgjikale e bërë në spitalin Gandulfo di Lomas de Zamora, 40km nga Buenos Aires ndodhi në fillim të gushtit por autoritetet shëndetsore lokale e kanë bërë të ditur vetëm disa ditë më parë. Pacientja, një grua argjentinase 54 vjeçare, nënë e tre fëmijëve ka dalë nga spitali dhe ndodhet në shtëpi në gjëndje të mirë shëndetsore edhe pse do duhet të kontrollohet në mënyrë rigoroze nga mjekët.

SA NJË FËMIJË 4 VJEÇAR – “Në literaturën mjekësore një tumor quhet gjigand kur peshon të paktën 4kg. Kemi dëgjuar raste edhe për 12kg, por nuk na rezultojnë precedente të tjera si ky” deklaron Oscar Lopez, i cili ka koordinuar ndërhyrjen e cila zgjati rreth katër orë. Tumori i hequr është një sarkomë, një tumor malinj me rrezik të lartë metastazik, por zonja për momentin nuk tregon shenja të përhapjes së sëmundjes. Masa që i është formuar në mitër, shton Lopez “ka dimensionet e një fëmije 4 vjeçar. S’kam parë kurrë diçka të tillë në 34 vjetë karrierë!” Mjekët tregojnë se barku i pacientes kishte filluar të fryhej në mënyrë të vazhdueshme prej rreth një viti e gjysmë. Kohët e fundit kishte vështirësi të mëdha, nuk mund as të urinonte apo të përkulej dhe lëvizshmëria e saj ishte reduktuar ekstremisht. Ekipi i kirurgëve ndërhyri duke asportuar tumorin, mitrën dhe vezoret e gruas. Biopsia konfirmoi që tumori ishte një sarkomë.

NDËRHYRJE EKSTREME – “Vështirë ta thuash nëse janë asportuar më parë sarkoma të këtyre përmasave, edhe literatura shkencore nuk pasqyron asnjë rast të tillë” pohon Vittorio Quagliuolo, përgjegjës i seksionit Kirurgjia e Sarkomave në Institutin Klinik Humanitar IRCCS të Rozzano-s (Milano). “Çka është e sigurt është që sarkomat e retroperitoneumit kryesisht janë shumë voluminoze dhe në raste të veçanta mund të arrijnë apo të kalojnë (edhe pse jo shumë) peshën prej 20kg, sikurse më ka ngjarë edhe të shoh. Tumore kaq të mëdhenj asportohen me ndërhyrje kirurgjikale shumë komplekse, që mund të sjellin edhe sakrifikimin e organeve ngjitur me vendodhjen e tumorit sikure janë veshka, zorrët, shpretka, pankreasi. Në rastin e zonjës argjentinase, sigurisht kemi të bëjmë me një tumor që është rritur ngadalë dhe kjo u ka lejuar organeve pranë tij t’i adaptohen situatës së re (pak a shumë siç ndodh gjatë shtatzanisë), deri kur pacientja ka pasur probleme aq sa nuk mund të kryente lëvizjet më të zakonshme në përditshmërinë e saj dhe i është drejtuar mjekëve”

Lajm i “Corriere Della Sera”
Përkthyer dhe përshtatur nga FF

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: