Skip to content

Kënga e Diellit është ROCK!!!

07/05/2010

Ju pëlqen Heavy Metal dhe Hard Rock? Provoni të dëgjoni kolonën zanore të videos e mëposhtme! Nuk është tingulli i kitarës së ndonjë muzikanti të ri dhe emergjent por… është muzika e prodhuar nga vetë DIELLI!

Është rregjistruar disa ditë më parë nga një grup kërkuesish të Universitetit të Sheffield (Britani e Madhe) të cilët për të parën herë kanë mundur të kapin tingujt e lëshuar nga harqet magnetike që përshkojnë koronën diellore, e cila është pjesa e jashtme e yllit tonë.

Ekzistenca e një “kënge të Diellit” ishte “teorizuar” nga shkencëtarët anglezë që në vitin 2007, por vetëm së fundmi kanë mundur të rregjistrojnë “diskun e parë Diellor”.
Të dhënat e rregjistruara nga satelitët dhe modelet matematike të zhilluara nga Robertus von Fáy-Siebenbürgenon dhe nga bashkëpunëtorët e tij tregojnë fushat magnetike diellore, të cilat kanë forma karakteristike të harqeve e të lartë deri në 100.000 km. Me sa duket gjenerojnë korda gjigande kitarre me shpërthime të frikshme të cilat karakterizojnë atmosferën e yllit tonë.

Këto valë zanore janë në të vërtetë poshtë pragut të frekuencës që ne arrijmë të dëgjojmë : Në videon e prodhuar nga shkencëtarët britanikë janë përshpejtuar elektronikisht për t’i bërë të dëgjueshme.

Rezultatet e këtij studimi i kanë lejuar von Fáy-Siebenbürgen të zgjidhë një enigmë, rreth së cilës komuniteti shkencor ndërkombëtar pyet veten prej kohësh: Prej nga janë të gjeneruara temperaturat mbi 1.000.000 °C të arritura nga korona diellore, kaq larg nga qëndra përvëluese e yllit? Sipas shkencëtarëve është e nxehur nga energjia e stërmadhe e çliruar nga ato “mega-tsunami” që ndodhin në Zonën e Tranzicionit, rajoni bazë i koronës.

Dëshiron të shohësh imazhe spektakolare të Diellit të fotografuara nga Nasa? I gjen këtu.


No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: