Skip to content

Skuadra më misterioze e Botërorit!

06/22/2010

Në këto dhjetë ditët e fundit të Botërorit një ndër skuadrat që ka bërë më shumë të flaë për vete falë disa lajmeve kurioze ka qënë Korea e Veriut.


Ylli i skuadrës, sulmuesi Jong Tae-Se, i quajtur edhe “Wayne Rooney i Popullit” ka surprizuar botën mbarë duke qarë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar në ndeshjen e parë të luajtur prej tyre kundër Brazilit.

Sulmuesi, i cili luan në kampionatin japonez, është ama edhe i vëmëndshëm përsa i përket aspekteve materiale, duke parë që ka një koleksion të admirueshëm këpucësh, është i apasionuar pas makinave, ndryshon shpesh look-un e tij dhe i pëlqen të vishet gjithmonë sipas modës.

Për shkak të fondeve të pakta që ka në dispozicion skuadra, përpara ndeshjes me Brazilin ata janë stërvitur në një palestër publike të Johannesburgut.

E ç’të thuash pastaj për teknikat e stërvitjes?!

Loja e çuditshme që mund të shihni në videon më poshtë të kujton orën e edukimit fizik të shkollave fillore…

Pak skuadra në Botëror mund të kenë tifozë aq besnik si Bryan Clark, një anglez i Portsmoush i cili ka ndjekur të gjitha ndeshjet e fazës kualifikuese dhe që padyshim tani është në Afrikën e Jugut për të mbështetur të preferuarit e vet.

E sikur të mos mjaftonte pasioni, tifozët  punësohen. Kjo i ka ndodhur një grupi aktorësh kinezë të cilët janë paguar për të recituar pjesën e … tifozëve koreano-veriorë.


Artikull i Eurosport.
Përkthyer nga FUNKY FISH.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: