Skip to content

Shitja e Hotel Dajtit: Qeveria dhe Banka shkelën ligjet

05/17/2010

Vendimi i qeverisë për ti shitur Bankës së Shqipërisë ish Hotel Dajtin me vlerë 30 milionë euro rezulton të jetë një operacion financiar me shkelje ligjore dhe që i shkakton buxhetit të shtetit një dëm të madhe ekonomik. Gazeta Shqiptare shkruan se qeveria nuk i është nënshtruar ankandit sipas ligjit ndërsa është shkelur dhe kodi civil. Ligji numër 1638 datë 17/12/2008 për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes, detyron qeverinë që në rastin e shitjes të një prone shtetërore t’ja nënshtrojë atë procesit të ankandit.
Ndërkohë për shitjen e Hotel Dajtit, qeveria nuk ka hapur ankand.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me titull “Për shitjen e pronës shtetërore ‘ish-hotel Dajti’ Bankës së Shqipërisë”, mbështetet në nenin 4 të ligjit nr. 8743 datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”. Ky nen sanksionon se “prona të paluajtshme të shtetit, që nuk janë pronë publike si toka bujqësore, troje, ndërtesa, aktive të ngurtësuara të ndërmarrjeve nën administrimin e shtetit, si dhe prona të tjera të këtij lloji, nëse nuk i nënshtrohen dispozitave ligjore të posaçme, kanë regjim juridik të barabartë me pronën private dhe i nënshtrohen rregullave të parashikuara në Kodin Civil”. Duket se është kjo arsyeja pse në pikën 2 të vendimit të qeverisë thuhet se “shitja e kësaj prone Bankës së Shqipërisë të bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil”. Por neni 4 i ligjit nr. 8743 datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” mbi të cilin del vendimi i qeverisë nuk bën fare fjalë për shitje prone dhe as për mënyrat e shitjes së pronës shtetërore. Madje edhe në rastet kur sanksionon nënshtrimin e rregullave të parashikuara në Kodin Civil qartësisht sqaron se kjo do të ndodhë gjithmonë në rastet kur pronat e paluajtshme të shtetit nuk i nënshtrohen dispozitave ligjore të posaçme. Për shitjen e ish-hotel ‘Dajtit’, këto dispozita të posaçme ligjore ekzistojnë pikërisht në ligjin Nr.1638, datë 17.12.2008, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe për procedurën e shitjes”.
Gazeta Shqiptare ka zbuluar se kalimi i pronës shtetërore nuk ka nevojë të bëhet nëpërmjet shitjes por mund të bëhet edhe me transferim të së drejtës të administrimit të kësaj prone.
Kësisoj Banka e Shqipërisë për shkak të rikonstruksionit të godinës ekzistuese mund ta merrte në administrim godinën e ish-hotel ‘Dajtit’ sikundër ka bërë me Drejtorinë e Aviacionit Civil pak kohë më parë. Ndërkohë që BSH ka preferuar ta blejë këtë objekt. Për këtë arsye, Gazeta Shqiptare shkruan se një shitblerje e tillë ngre fort dyshimin se qeveria ka përdorur këtë truk për të mbuluar pse jo edhe marrjen në formë “borxhi” të 30 milionë eurove, sa kushtoi dhe shitja e ish-hotel ‘Dajtit’.
Edhe Banka e Shqipërisë është në shkelje të legjislacionit për çështjen në fjalë, sepse ky institucion nuk mund të blejë asgjë pa tender. Mjafton t’i referohesh faqes zyrtare në internet të Agjencisë së Prokurimeve Publike, për të vërtetuar faktin se BSH ka çelur tender për të blerë letra të bardha e stilolapsa, ndërkohë që nuk e ka bërë këtë për blerjen e ish-hotel ‘Dajtit’ në shumën prej 30 milionë eurosh.

Gazeta Shqiptare.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: