Skip to content

FIFA me databazë me fije merimange 20 vjeçare!

03/03/2010

Ndërkohë që Shqipëria dhe Irlanda e Veriut mbaruan pjesën e parë, në pushim të ndeshjes shkova të hedh një sy tek faqja e “FIFA”. Ndër kategoritë e profilit të Shqipërisë pashë edhe ‘Country Info’. Pa të shohim njëherë si na sheh FIFA mendova. Pashë që FIFA na pandeh ende në komunizëm! Tani, edhe shumë keq nuk e ka xhanëm, se të njëjtët komunistë që na kanë qeverisur për 50 vjetë janë edhe këto 20 vjetë ‘demokraci’ , ama të shkruhet që motoja e Shqipërisë, në vitin 2010 është “Punëtorë të botës, bashkohuni” këtë s’di si ta shpjegoj!!!

Më kujton shprehjen që përdorej në kohën e komunizmit “Proletarë të mbarë botës, bashkohuni!”

Ndërsa kundërshtarët tanë të mbrëmjes së sotme…

Mirë ë? Jo keq, duke menduar se për Afganistanin kishin shkruar “Allahu ekber” a diçka të ngjashme.

Ok, mendova se duke qënë një shprehje që përfaqëson një komb, një tip sllogani – moto sikurse e specifikon FIFA thashë mos do kishte ndonjë gjë që kish të bënte me marijuanën në Kombëtaren time të preferuar, por s’qe kështu!

Fakt është që FIFA përpos punësimit të ndonjë njeriu më të aftë e të saktë për seksionin “Country Info” duhet të punësojë edhe ndonjë pastruese e cila të shpluhurosi dhe të heqë rrjetat e merimangave.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: