Skip to content

Çelësi universal që hap dyert e makinave!

02/09/2010

Është një mjet elektronik, i shpikur nga Steve Randall dhe Ted Schwarzkopf, të cilët e kanë quajtur “The Electronic Key Impressioner” (EKI).

Ky mjet, sa i dobishëm për çelësabërësit apo në përgjithësi për ofiçinat mekanike do të jetë po kaq i rrezikshëm dhe në ndihmë edhe të hajdutëve të makinave.

Po çfarë është ky mjet dhe si funksionon?
“The Electronic Key Impressioner” konsiston në një sensor i cili pasi hyn në kyç (në këtë rast në derën e makinës) , me anë të një lidhjeje me një kabëll USB, dërgon informacione në një kompjuter – të cilat kanë të bëjnë me tamburin e kyçit. Një program kompjuterik përpunon këto të dhëna dhe prej tyre nxjerr një kod; Ky kod, më tëj perdoret nga një tjetër makineri (gjithmonë elektronike) e cila me atë informacion bën të mundur gdhëndjen e një çelësi të aftë për të hapur atë derë.

Ky prototip i “Impressioner” deri më tani funksionon vetëm për makinat Ford, por hapi tjetër i Randall dhe Schwarzkopf do të jetë ai që të programojnë këtë mjet për të funksionuar edhe për një gamë më të gjerë makinash.

Në faqen e tyre zyrtare, shpikësit bëjnë të ditur se ky mjet do të jetë në shitje nga fundi i vitit 2010 vetëm për çelësabërësit dhe profesionistët që punojnë në fushën e sigurisë.

Mos i rëntë në dorë ndonjë hajduti thuaj…

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: