Skip to content

Nënë Tereza dhe Ministria e (Ç)Kulturës

02/05/2010

Është i cuditshëm fakti se sa shpesh qeveria, sidomos Ministria Jo Vetëm e Kulturës, mendon dhe krijon projekte madhështore e që të çudisin me injorancën e tyre; duhet tu kujtosh se nuk dinë fort mirë se çfarë do të thotë fjala “memorial”.

Që kjo e fundit, tregon një përmendore të bërë në monument për një përkujtim etj. Pra, është një monument që do të përkujtojë një ngjarje apo një person. Por, pyetja lind vetë: – Si mund ti bëhet një përmendore Nënës Terezë nëpër cepa?!

Sepse, kuptohet vetë nga fakti, që sa e sa herë do ketë raste të veçanta, ditëlindje, shenjë përkujtimi, ndodhi të ndryshme fetare për Nënën Terezë, delegacione të huaja, do vinë dhe do vendosin kurora me lule mbi emrin e saj.

Dhe në Shqipëri, që të tregohemi të sinqertë, kjo gjë nuk ka ndodhur më parë; pra të vendosësh kurora në memorialin e një njeriu që tashmë e njeh e gjithë bota, më shumë se Skënderbeu, Ushtari i Panjohur, apo edhe Nëna Shqipëri.

Pra, ky memorial duhe të jetë i një rëndësie tepër të veçantë.
Madje, ndër më të veçantët që mund të jenë bërë deri më tani në vendin tonë. Si për ne, por edhe për sytë e botës.

Nga të qënurit agnostik, më lind edhe pyetja tjetër: – Si mund ta vendosin këtë humaniste të njerëzimit nëpër cepa? Apo, nuk gjejnë dot një vend më të mirë se ai cepi pranë Korpusit?

Në datën 26 Janar, në shtyp u dha njoftimi për hapjen e këtij konkursi, që për 100 vjetorin e Nënës Terezë, pra më 26 Gusht të këtij viti, për një kohë të shpejtë do të vendoset guri i parë në themelet e kësaj vepre.

Por këto ditë, në një nga njoftimet e faqes zyrtare të Ministrisë së Ç’kulturës, shkruhet se: Pas diskutimeve të Komitetit Shtetëror për këtë çështje vendosi që Memoriali të ngrihet në pjesën ngjitur me Korpusin Qëndror të Universitetit të Tiranës, deri tek rruga afër Gardës së Republikës, pra nga pjesa përballë Akademisë së Arteve (pjesa jugore).

Me pak fjalë, rroftë injoranca e njerëzve që na drejtojnë, dhe që jo vetëm nuk kanë shije, as estetike, por mbi të gjitha janë njerëz pa ndjenje. Le të kenë mundësi që kësaj gruaje të tokës ti bëjnë sa më shumë buste, sidomos në Shqipëri.
Ajo është gruaja që nuk njihte mision feje.

Por ndër të tjera projekti shkruan se ajo mund edhe të vendoseshe në sheshin që mban po të njëjtin emër. Nuk mund të jetë atje sepse mbi të gjtiha për nga rëndësia duket sikur ndërtesa e Korpusit është një universitet fetar. Por shëmtia nuk paska fund. Si mund ta vendosësh anës anave një figurë kaq të madhe dhe ta lësh në cepa!

Por nëse është kështu, më mirë ajo do shkonte tek shatërvani i tharë pranë Korpusit. Gjë, që është e keqja më e vogël, që megjithëse një figurë e tillë si Nëna Terezë nuk shkon në sheshe; por në vende që të shfaq më shumë spiritualizëm dhe qetësi.

Dhë në fund, po lë ligjin që ne e zbatojmë të fundit, prej nga: Sheshi Nënë Tereza është monument kulture dhe quhet si ndërhyrje e pa ligjshme. Duhet ta dimë që shkon shumë, në një shesh që ka emrin dhe shtatoren e nje personi të caktuar.

Ku na lind problemi që ajo nuk mund të jetë edhe në këtë shesh?! Nëse do të mund të vendosej do të shkonte shumë aty ky është shatërvani, ose të ishte në po atë vend me apo një shatërvan të thjeshtë, me kënaqësinë e të rrethuarit me apo nga uji. Mirë, deri këtu nuk jemi keq.

Sepse nëse kjo shtatore mund të vendoset në pjesën ku është sot shatërvani i tharë atëher jep një largësi më të madhe nga Universiteti Politenknik, dhe nuk i jep këtij të fundit ngjyra fetare.

Sipas kësaj ideje, mund të arrijmë të pretendojmë se prishja e shatërvanit do të mund të kalonte në shume komisione e këshilla kombëtarë, pasi duhet kujtuar që Sheshi “Nënë Tereza” është pjesë qe mbrohet me ligj në atë të Monumenteve të Kulturës (së bashku me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kompleksin e ministrive, Akademinë e Arteve, Korpusin Universitar, etj), të cilat janë në mbrojtje nga shteti.

Ky shesh është pjesë e projektit të vjetër italian, që përbën dhe një nga trashëgimitë monumentale të Tiranës dhe si i tillë, do të duhet të hape disa probleme. Por ai shatërvan kaq shumë i pa bukur, nuk do mund të zëvendësonte vendosjen e shtatores.

Pastaj, nëse qeveria jonë e paska me kaq shumë nxitim sa duhet ta përurojë apo te vendosë tullën e parë, gjë që nuk dihet ende, pra më 26 gusht të këtij viti, atëher le ta vendosë në po atë vend që mban emrin e saj, dhe mbi të gjitha, të tolerojë përballë këtij fakti të shtatores.

Fundja, ai bulevard që është monument kulture çfarë nuk ka hequr për të mos u dukur monument kulture. Dhe nuk tolerokan dot, me komisione e me ligje që shtatorja të vendoset në shëshin me po të njëjtin emër?

Lër pastaj, që Sheshi Nënë Tereza, është vendi më bosh në Tiranë, dhe ajo shtatore do ta zbukuronte shumë. Edhe nëse do të rrethohej nga pëllumba, që do shkonin shumë në atë vend ku mund të vendosin Nënë Terezën.

Nëse e paskan me kaq shumë nxitim të madh dhe me kaq shumë dukje këtë projekt, atëher le të mendohen shumë më mirë sepse Tirana është një vend idiotllëk urban që vështirë të gjehet një park.

Nëse duan një park të mirë dhe të qetë, shkon më mirë parku ku është sot salla plenare e Kuvendit të Shqipërisë; nga ku ka një afërsi më të mirë edhe me katedralen e Shën Palit.

Mundësi tjetër mund të jetë që ajo të vihet në ndonjë nga kodrat e Saukut të Tiranës, ku të shkuarit për tek ajo të bëhet në formë peligrinazhi, në një ngjitje me shumë shkallë, dhe natën të jetë e ndriçuar dhe shumë e dukshme nga të gjitha lartësitë dhe afërsitë pranë shtatores së madhe.

Duket që bëhet fjalë për një memorial, dhe një gjë e tillë e tipit qetësues për nga pamja, duhet të jetë në një vënd që ka më shumë qetësi dhe më shumë gjelberim. Duhet të të ngjalli edhe spiritualitet.

Por deri tani, meqë projekti paska kaq shumë dëshirë anet apo cepat, le të zgjedhin sheshin që mban emrin e saj ose nje nga kodrat e Saukut.. Ky projekt i Ministrisë së Ç’kulturës, për nga përmasat nuk duket idiot si ato të zakonshmet e qeverisë.

Madje më shumë se serioz. Por të shohim në do ketë vepra ndonje shëmti të rastit ashtu siç kanë shumë vepra arti tek ne shëmtinë e autorëve të tyre dhe një shëmti tjetër më urbane. Si nuk pashë në këtë vend një vepër arti që të ketë më shumë kënaqësi për të gjithë e ti kënaqë të gjithë; e që shëmtia të mos jetë kaq shumë në modë. Të shohim si do jetë kjo vepër.

Më çudisin shumë këto ide politikanësh injorantë, apo njerëzish pa ndjenjë të politikës sonë, që kur bëjnë projekte kaq shumë të shpejta, pse mos bëjnë edhe projekte të paktën më të ngadalta për të ndërtuar një Teatër Kombëtar, apo edhe një Stadium Kombëtar; që sikur të paktën të dya të jenë në periferi por veç të jenë moderne dhe të mëdha.

Pra, nëse duan një Nënë Terezë të qete, le ta vendosin në ndonjë nga kodrat që rrethojnë Tiranën, sepse një vend i tillë për nga përmsast e kësaj figure nuk shkon aspak në sheshe.

A nuk e keni vënë re se asnjë nga skulpturat që janë për Terezën nëpër parqe, nuk shkojnë dhe aq me urbanizimin?! Sepse ajo kërkon një vend të qete. Ajo që më bën përsëri çudi është edhe fakti se, a kanë pyetur ndo pak ndonjë përfaqësi të katolikeve?

Sëkendejmi, kam një këshillë shumë miqësore, për ata që po bëjnë këtë projekt ndaj Nënës Terezë: Nëse kanë ndërmend ti bëjnë gjërat e mëdha ashtu siç e kanë zakon qoft edhe në pamje, le të ftojnë Papa Benediktin e XVI, që ta përurojë atë vepër arti, sepse është në të mirë të imazhit të vendit tonë.

Eljan TANINI
(Freelancer FUNKY FISH)

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: