Skip to content

Ferdinand Raçafi? Pak e vjeter por epike!

02/05/2010

Ministri i Kultures: Po negocioj për eshtrat e Ismail Qemalit

Ministri i ri i Kulturës Ferdinand Xhaferri, ka bërë një gafë që ndoshta mund ti falej, dikujt tjeter, por jo nje ministri kulture.

Duke folur për deklarimet e kohëve të fundit mbi kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut e Nënë Terezës në Shqipëri, në një emission televiziv në Ora News, ai u shpreh se ishte angazhuar personalisht që të rikthente në atdhe “eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit” (!!)

Replikës së moderatorit të emisionit që thoshte “me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë…”, ministri i Kulturës i Republikës iu përgjigj më shumë se njëherë, duke këmbëngulur në të vetën, madje duke shtuar se ai ishte duke negociuar vetë për këtë problem me Italinë (!!).

Eshtrat e Ismail Qemalit prehen në Vlorë. Jane levizur ne vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut. Ismail Qemali lindur ne 1844 vdiq ne Itali ne 1919, dhe trupi i tij u sol ne Kanine te Vlores, ku u varros fillimisht.

******************

Si u sollën eshtrat e Ismail Qemalit në Vlorë

Kastriot Dervishi

Megjithëse kishte vdekur qysh në vitin 1919, qe sjellë nga Italia dhe qe varrosur në Kaninë të Vlorës, varri i kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista “Minerva” e 8 janarit 1932 shkruan në faqe të parë të saj se ishte “zbuluar” varri i njeriut që zë fillin në krye të listës së kryeministrave të Shqipërisë.

Më mbledhjen e Parlamentit të datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotë se ka vizituar së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit në Vlorë, dhe se është befasuar nga gjendje jo të mirë e varrit. Pasi u bisedua për rregullimin e varrit të Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave të tij në Vlorë si dhe ngritjen e një monumenti këtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thënë se për një qëllim të tillë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.

Po në këtë seancë të Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kërkuar të zbardhej destinacioni i parave të grumbulluara më parë në fillim të viteve 20?t, për qëllimin e sipërpërmendur, duke bërë përgjegjës për një shpërdorim të tillë Q.K dhe Z.P.

Disa dittë më vonë më 18 dhjetor 1931, në gazetën “Besa”, ish prefekti i Vlorës, Zenel Prodani i dërgon një letër të hapur deputetit Fejzi Alizoti, të titulluar “qeveria të hetojë”. Midis të tjerash në këtë letër ai thotë:

“Në një diskutim që mbajta me rastin e 28 nëntorit 1922, kur isha prefekt në Vlorë, propozova ngritjen e një monumenti plakut të kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje të nxehta dhe pa humbur kohë u formua një komision prej patriotësh të vërtetë e të ndershëm për të përgatitur fushatën e ndihmave. Nga shumë vise të Shqipnis muarëm përgjigje përgëzimesh për iniciativën e marrë dhe s’mungonin të na siguronin se apelit tonë do t’i përgjigjeshin me gjithë shpirt. Megjithë që është kohë e gjatë prej 9 vjetësh dhe është e natyrshme që të mos mbaj mend mirë hollësitë e zhvillimit të çështjes, di me siguri se përveç 4 ? 5 napolonash të dërguara nga n/prefektura e Leshit (Lezhës ? shënim) dhe diçka nga Vlora, nuk u mblodhnë gjë tjetër sa isha unë atje mbase më vonë u transferova në Berat”.

Parlamenti cakton përfaqësuesit e tij për ceremoninë e Vlorës

Më 22 nëntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parë e tij u çel nga deputeti më i vjetër Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin më të ri Zoi Xoxa. Në fillim të seancave të para të tij Parlamenti përpara se të zgjidhte kryesinë e tij (më 3 dhjetor), zgjodhi përfaqësuesit e tij në ceremonitë që do të zhvilloheshin në Vlorë për nder të kryeministrit të parë shqiptar Ismail Qemali, të cilët ishin Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa.

Përveç tyre në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe përfaqësuesit e qeverisë, Milto Tutulani dhe Hilë Mosi

Ceremonia e zhvilluar në Vlorë

Më 29 nëntor 1932, gazeta “Besa” përshkruan ceremonitë e zhvilluara një ditë më parë në Kaninë dhe Vlorës. Ndër të tjera gazeta shkruan:

“Një brohoritje e zjarrtë dhe e zgjatur që ushtoi tërë sheshin, i përshëndeti autoritetet kur erdhën dhe duartrokitjet vazhduan të paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit për të marrë fjalën e hapjes së kremtimit dhe për të përshëndetur përfaqësuesit që kishin ardhur të merrnin pjesë në gëzimin e popullit vlonjat”.

Kortezhi i formuar në sheshin e Vlorës ka vazhduar më pas rrugën drejt Kaninës, ku pas hapjes së varrit, trupi i Ismail Qemalit është gjetur pjesërisht i tretur. Pas fotografimit në shumë plane, trupi pa jetë i Qemalit është vendosur në një arkivol të posaçëm.

Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit dhe flamuri, nga Et’hem Vlora i dorëzohet prefektit i cili ja jep ministrit të Arsimit Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar.

Ceremonia në Kaninë ia ka lënë radhën asaj të që do të zhvillohej në Vlorë. Nën tingujt e muzikës së përmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet në Vlorë nga formacione paraushtarakësh. Në sheshin qendror të qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, në emër të Mbretit Zog zbuloi pllakën e monumentit të punuar nga skulptori Odise Paskal dhe mbajti fjalën në emër të Mbretit.

Pas tij ministri i Arsimit, Hilë Mosi ka thënë midis të tjerash:

“…I dashtuni Mbreti ynë, Zog I, i frymëzuem nga ndjenja e nderimit për hartonjësin plak të indipendencës sonë, desh që eshtnat e këtij veterani të prehen në një varr madhështor në një shesh të dukshëm historik të qytetit të tij lindor, për t’i simbolizuar brezave të sotëm e të ardhshëm, bindjen e dashuninë që duhet të kenë rrënjosur ndër zemrat e tyne për atdhe e për flamur”.

Mesazhin telegrafik të Mbretit në këtë aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte këtë përmbajtje:

“Me kënaqësinë ma të madhe marr pjesë në gëzimin e popullit të Vlorës, në këtë ditëlindje për kombin tonë. Sakrificat që ka ba populli i Vlonës për pavarësinë dhe mbrojtjen e atdheut tonë janë fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik të Vlonës se bashkë me patriotin e madh të kombit tonë, Ismail Qemali, të gjithë dëshmorët janë gjallë në shpirtin tim”.

Aktivitetet e kësaj ditë në Vlorë janë mbylluar me shfaqjen e pjesës teatrore “Agimi i Lirisë” dhe të nesërmen me pjesën “Besa shqiptare”.

Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 – 1919)

Lindi më 24 janar 1844 në qytetin e Vlorës në një familje të pasur dhe me tradita. Më 1858 studioi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në moshën 16 vjeçare ishte përkthyes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ndoqi studimet në jurisprudencë. Në vitin 1862 ishte zv/drejtor i çështjeve politike në Vilajetin e Janinës. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë. Më 1870 ishte guvernator i Varnës dhe i Danubit të Poshtëm. Kalon më pas në detyra të tjera të rëndësishme në Perandorinë Osmane. Më 1990 u largua nga Stambolli për të qëndruar përkohësisht në Athinë. Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit. Më 5 nëntor 1912 shkoi në Vienë ku bisedoi me përfaqësues të fuqive të mëdha. Inicoi një Kuvend Kombëtar i cili më 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Me vendim të këtij Kuvendi u emërua kryeministri i parë i Shqipërisë, dhe ushtroi pushtet simbolik në një pjesë të vogël të vendit pasi pjesa më e madhe ishte pushtuar nga hordhitë serbo?malazeze dhe greke. Dha dorëheqjen më 22 janar 1914 pas të ashtuquajturit komplot të Beqir Grebenesë dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t’u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919.

Është botuar libri i tij me kujtime “Kujtime” (anglisht) në Londër më 1920, i cili edhe është ribotuar këto vitet e fundit në Shqipëri.

2 Comments leave one →
  1. 09/03/2010 12:42

    tung

Trackbacks

  1. Kandidati per Bashkine e Durresit do permiresoje diellin! « FUNKY FISH

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: