Skip to content

Gramozi – Real Madrid!? Kur t’i ngrihet KESH-it… automati!

01/20/2010

Katastrofë! As më shumë as më pak, katastrofë! Skuadra më e madhe në botë vjen të luajë një miqësore në Tiranë kundër ‘Gramozit’ që në të vërtetë është një biçim ‘Albanian All Stars’ me lojtarë të huazuar nga ekipe të tjerë shqiptarë për këtë ndeshje – ndërkohë që KESH-i, vendos qershinë mbi tortë për mikëpritjen (e mirënjohur mikpritja shqiptare) e kësaj super-skuadre; më e mira mbi këtë rruzull!

Çfarë imazhi jep Shqipëria në këtë rast?! Një ndër biznesmenet më të mëdhenj spanjoll, njëkohësisht edhe President i CF Real Madrid vjen të vizitojë Tiranën duke treguar se Shqipëria është një vënd i sigurt të cilin ia vlen ta vizitosh, madje edhe për të çuar aty yjet e futbollit botëror, ama s’kanë energji elektrike!!!

Si ishte kjo!? Po, po, në Shqipëri mungon rryma elektrike!!!

(Përveç KESH-it ky fakt tregon edhe për një keq-menaxhin nga ana e drejtuesve të stadiumit Kombëtar duke mos lënë mënjanë as FSHF!)

K A T A S T R O F Ë!

_________________________________________________________

Përditësim, ora 20:32

Erdhën dritaaaaaaaaaaaaaat! Urraaaaaaaaaa!

Hajt tani, gëzoni!

-Sa është ora?
-Tetë e gjysmë!
-Çuna, edhe gjysmë ore se do ta mbyll stadiumin!
-Amon o xhaxhi se jena barazim!
-Hajt shpejt  pra, oburra se do iki në shtëpi se po mbaron edhe benzina gjeneratorit!

3 Comments leave one →
  1. Trrank Spiro Beg II permalink
    01/21/2010 22:49

    nuk e kuptoj a i lexon njeri keto postet se asnje nga bloget shqipetarer ska asnje koment?

  2. 01/21/2010 23:12

    Padiskutim që i lexojnë, por me sa duket përtojnë të komentojnë. Çdo blog ka një ‘dashboard’ i cili të lejon të shikosh edhe statistikat që kanë të bëjnë jo thjeshtë me blogun në tërësi por edhe me shkrime të veçanta.

    Sipas dashboardit, ky shkrim, pra duke klikuar direkt mbi linkun e plotë të shkrimit – i cili është : https://funkyfish.wordpress.com/2010/01/20/gramozi-real-madrid-kur-ti-ngrihet-kesh-it-automati/ është lexuar nga 83 persona të ndryshëm (83 IP unike) që prej momentit të publikimit dje në darkë.
    Ndërkohë që ky shkrim mund të jetë lexuar edhe në hompage; për një total prej 371 klikimesh (UNIKE, nga IP UNIKE) ditore.

    Por konsidero faktin që FUNKY FISH është blogu shqiptar nr.1 në WordPress që prej Marsit 2009! Imagjino në blogje të tjerë që vizitohen shumë herë më pak se FUNKY FISH!

    p.s.: Fakti që ‘FF’ është blogu nr.1 shqiptar është lehtësisht e vërtetueshme, mjafton të hapësh një blog në wordpress dhe në dashboard të shfaqen statistikat mbi blogjet më të vizituara e të suksesshme.

    Faleminderit që na ndiqni!🙂

  3. Trrank Spiro Beg II permalink
    01/22/2010 01:39

    Une sapo hapa i blog, dhe u tmerrova nga fakti qe nuk komenton njeri, por rrofsh qe me ktheve pergjigje te plote dhe shpjet. Suksese me blogun.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: