Skip to content

Lutje drejtuar Zotit për shqiptarët

12/31/2009

Eljan Tanini

– Ati ynё qё mund tё jesh kudo, unё qytetari i kёtij vendi po tё lutem sot nёn mёshirёn tёnde, pasi e ndjej se “vetёm sa herё qё kam nevojё vij tek ti”.

Sa njerёz flasin e stёrflasin nёn emrin, dёshirёn dhe vullnetin tёnd. E drejtoj kёtё lutje nё emёr tё dёshirёs sё mirё pёr njёri-tjetrin. Ditёn qё ti mendove pёr tё krijuar njeriun, neve sot nuk është se na shkon ndёrmend tё mendojmё edhe pёr ty! Bёj qё shqiptarёve t’u ecё mё mbarё pas cdo feste apo Viti të Ri, qё premtimet dhe mashtrimet politke tё mos jenë sot pёr nesёr. Bёna qё t’i duam mё shumё, nёnat, motrat dhe gratё tona. Tё tjerat tё mos jenё vetёm ato gratё e egra tё politikёs dhe politikat tё jenё mё shumё ndaj grave. Thuaju burrave tё politikёs, qё nё emёr tё emrit tёnd tё mёsojnё tё flasin mё mirё, dhe tё mendojnё pak me shumё pёr emrin e qyetetarit.

Lutem, edhe pёr klerikёt shqiptarё (tё cilёt mendojnё se mbartin emrin tёnd) qё tё mos zihen kaq shumё pёr pronat. Bёj qё edhe myslimanёt tё ndёrtojnё njё xhami tё madhe, pёr tё mos u falur mё shesheve, por të lutem fjalose nё vesh fjalёzёn tende qё xhaminё tё mos e ndёrtojnё vetёm e vetёm se duhet ndёrtuar njё mё e madhe se ato kishat qё kanё bёrё tё krishterёt.

O At, a do tё ndёrtohet nё kёtё vend ndonjёherё ndonjё stadium, teatёr kombёtar apo opera me shkallё tё larta po aq mirё sa ndertojmё kishat dhe xhamitё?! Thuaju njerёzve te ketij vendi, qё nё emёr tё dijes dhe lirisë, të gjitha qeveritë i kanë frikë studentët, edhe pse përpiqen të përfitojnë prej tyre. Bёj qё mё parё tё bёhen pёrkthime e pastaj tё na dalin vepra kritike pёr autorё dhe jo anasjelltas. Lutem, edhe për dëshirën time ndaj librit, shkrimtarit dhe bibliotekës, që qytetari të mos ketë vetëm mend e veta… Nё emёr tё dijes dhe dёshirёs tёnde tё mirё, bёj qё kёta njerёz tё duan mё shumё emrin e flamurit te tyre se sa atё tё partisё.

Jepu bukёn e tyre tё pёrditshme, e bёj qё ata tё mos vishen nё emёr tё emrit tёnd sa here qё duan a u duhet. Mёsoi edhe një herë njerёzit e kёtij vendi tё dinё tё duan mё shumё tё mirёn e tyre dhe politikanёt (me apo pa kёllqe, me apo pa etikё ndёr fjalё) tё mos merren me biografitё e njёri-tjetrit. Bёje kёtё vend ta meritojё mё ndryshe qeverinё qё duhet tё ketё, tё dijё ta pёrdorё fjalёn ndryshe mё mirё: fjalё qё tё gjithё e ndryshkёn tashmё.

Bёj o Zot sipas dёshirёs dhe vullnetit tёnd, qё asnjёrit prej kёtyre qё na qeverisin, tё mos i bjerё dhe tё mos e gjakosё ndokush me ndonjё gjё tё rёndё nё fytyrё. Jo çdo gjё qё ndodh pёrtej detit duhet tё vijё edhe nё Shqipёri…
Ati im, mos lejo qё kёta njerёz t’i mashtrojё suksesi i tё shfaqurit, qё gjoja bёjnё sikur punojnё e janё ne humbje, qё thone sikur kanё fitim e mё pas na shfaqin ne qytetarёve tё thjeshtё moralin.
Ati ynё qё mund tё jesh kudo, mёsoi njerёzit e medias, qytetarёt qё perdorin imazhin e shoqёrisё civile dhe ata te qeverisё se toleranca ёshtё shenjё nё emёr tё fuqisё, dhe dёshira pёr hakmarrje nё emёr tё votёs sё lirё a emrit tёnd ёshtё ultёsi e ultёsisё.

Tё lutem Zot, plotёsoje ёndrrёn e kёtyre njerёzve dhe drejtuesve tё tyre ta bёjnё Shqipёrinё si gjithё Europa, se po na sorollasin kotsёkoti, anёs anave dhe ndonjёherё kam frikё se ёndrrat tona fillojnё dhe mbarojnё vetёm pёr vizёn e Bashkimit Europian. Na bë të denjë për Europën vetëm kur të jemi me të vërtetë gati për të, e jo nga zori. Dërgona një shenjë, që të besojmë më shumë në forcat tona, se sa tek ndërkombëtarët. Bёj tё ёndёrrojnё edhe pёr gjёra tё tjera….

O Ati ynë, bëj që të dimë të festojmë për natyrën që na ke falur, dhe të lutem thuaju këtyre që na drejtojnë, të mos shtojnë më shumë ditë festash, për arsyen e vetme që më pas ti kap historia e të mbesë emri i tyre, e që ne njerëzit sëkendejmi të themi se këtë apo atë festë e kemi nga filan politikan. Rithuaju të rinjve të këtij vendi, që të mos bëhen “Copy-Paste” Fest per ditë traditash që nuk janë tonat. Reflektomë në grykësinë time që mos ti ngre cmimet cdo fundvit dhe falmë fajet e mia, se nuk kam dashur ta ndaj mirëqenien time me atë që ska.

Jepmë forcë ta dua qeverinë e vendit tim, edhe kur ajo nuk më do mua. Ati ynё qё mund tё jesh kudo, pёr zemёrshkelurit qё drejtojnё kёtё vend dhe ne qё i votojmë e i meritojmë, bёj qё tё paktёn tё mos na heqin mendimin. Nёse mё marrin pasurinё, thuaju tё mё lёnё tё paktёn shpresёn; nёse mё marrin edhe shpresёn thuaju tё paktёn tё mё lёnё atje tej më qetë jetesёn.

At, i kemi kthyer shtepitё tona nё çmendina ku dёshira pёr fёmijёn, nёnёn dhe babёn, shёrbehet si akt pёr t’u bёrё sa pёr tё thёnё, dhe jo si lindje e jetёs pёr jetё.

Atyre qё baresin ndёr udhёt e tua, atyre qё nuk u dhuron suksese qё kanё kohё qё kёnaqen me pak, tё paktёn dhuroju forcёn pёr tё pёrballuar humbjen. O At, ta drejtoj kёtё lutje edhe nё emёr tё atyre qё u ke marrё shendetin, se qenka shumё mё keq kur jetoke nё njё vend qё nuk i do shёndetligёt, qё i gjuan me gur, qё i tall, qё i pёrzё e i mbyll errёsirave. Tё paktёn jepu forcё atyre tё tjerёve qё bёjnё ligje tё shfrytёzojnё mё mirё intelektin.

Lutem nё emёr tё pёrgjegjёsisё qytetare, qё ta hamё gёzuar dhe pa llupatje në natёn e ndёrrimit tё viteve, qё tё mos ketё asnje aksident nё atё natё gёzimi, e nё ditёt qё vijnё mё pas. Lutem, edhe pёr tё gjithё ata qё nuk janё pranё familjeve tё tyre dhe qё do tё shohin tё tjerёt tek festojnё rrugёve apo shtёpive.

Ndjemë në hapat e mia, edhe nëse shkoj prapa, më ndihmo të bëj një hap të saktë përpara. Dëgjoje o Zot lutjen e qytetarit të tokës dhe të dheut që jeton në DEMO(N)KRACI, por edhe atje ku do ti, të votojë sipas votës së lirë dhe jo cmirës. U bëftë sipas dëshirës dhe vullnetit tënd! O Zot, po të lutem, lutu për të gjithë ne në mbar botën kudo që ndodhemi.

AMIN!

PER GAZETEN Tirana Observer, 29.12.2009.

Eljan TANINI

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: