Skip to content

Poli magnetik i Veriut po leviz drejt Rusise!!!

12/25/2009

North Magnetic Pole Moving East Due to Core Flux

Poli magnetik verior i Tokes po leviz drejt Rusise me afersisht 64 km ne vit per shkak te ndryshimeve magnetike ne koren e planetit, lajmerojne shkencetaret sipas kerkimeve te reja.

Korja eshte shume e thelle qe shkencetaret ta dallojne ne forme direkte fushen magnetike.  Por kerkuesit mund te dallojne levizjen e fushes magnetike duke krahasuar ndryshimet ne siperfaqe por edhe ne hapsire.

Tani, studime te reja te analizuara sugjerojne qe ka nje ndryshim te shpejte ne magnetizmin e siperfaqes se kores, ndoshta e shkaktuar nga nje re magnetike qe ngrihet nga thellesia e kores.

Dhe eshte kjo zone qe ndoshta e terheq polin magnetik larg nga pozicioni historik ne Kanadane e veriut, thote Arnaud Chulliat, nje gjeofizikant ne Institutin e Fizikes se Globit, ne Paris, France.

Te gjesh veriun.

Veriu magnetik i cili eshte pozicioni nga tregojne gjilperat e busullave, eshte afer por jo ekzakt ne te njejtin pozicion me Polin e Veriut gjeografik. Aktualisht tani, poli verior magnetik eshte afer ishullit Ellesmere ne Kanada.

Lundruesit kane perdorur polin magnetik prej shekujsh per tu orientuar kur kane qene larg pikave te dukshme te njohura prej tyre.

Edhe pse sistemet GPS e kane zevendesuar prej kohesh kete teknike tradicionale, shume njerez e gjejne busullen shume  ndihmuese per tu orientuar kur jane nen uje apo nen toke ku sistemet GPS nuk mund te komunikojne.

Poli magnetik ka levizur shume pak qe prej kohes kur shkencetaret e kane zbuluar ne vitin 1831. Me pas ne 1904 poli filloi te levizte ne verilindje me nje ritm prej 9 miljesh (15 km) ne vit.

Me 1989 u shpejtua perseri dhe ne vitin 2007 shkencetaret konfirmuan qe poli ishte duke ecur me hapa galopante drejt Siberise me 55-60 km ne vit.

Nje levizje e shpejte e polit magnetik do te thote qe hartat e fushave magnetike duhet te azhornohen shpesh me qellim qe perdoruesit e busullave te bejne kalibrimet e rendesishme nga veriu magnetik ne Veriun e vertete.

Poli levizes.

Gjeologet mendojne se Toka ka nje fushe magnetike sepse berthama eshte e perbere prej hekurit te ngurte e rrethuar nga shkembinj te shkrire ne levizje te shpejte dhe te vazhdueshme. Kjo krijon “dinamon” qe drejton fushen tone magnetike.

Shkencetaret kane dyshuar prej kohesh qe perderisa korja e shkrire eshte ne levizje te vazhdueshme, ndryshimet ne magnetizem mund te ndikojne pozicionin siperfaqesor te veriut magnetik.

Edhe pse kerkimet e reja duket se e mbeshtesin kete ide, Chulliar nuk eshte gati te thote nese veriu magnetik do te kaloje neper Rusi.

“Eshte shume e veshtire te parashikohet,” thote Chulliad.

Gjithashtu asnje nuk e di nese do te ndodhe dhe ndonje ndryshim tjeter ne ndonje vend tjeter, duke e derguar veriun magnetik ne nje drejtim te ri…

Perktheu K.Gj. per Funky Fish.

/National Geographic/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: