Skip to content

Nëntor, më shumë para për mallrat e shportës

12/10/2009

Rikthehet rritja e inflacionit, pas një periudhë relativisht të qetë, gjatë së cilës si pasojë e krizës botërore ka pasur rënie të kërkesës për mallra të konsumit të gjerë edhe në vendin tonë.

Instituti i Statistikave njoftoi dje se, muaji nëntor shënon nivelin 2.8 të inflacionit, më i larti i këtyre 12 muajve të fundit. Në nëntor të një viti më parë, indeksi vjetor i rritjes së çmimeve shënonte 2.6 për qind. Gjatë vitit në vazhdim, pika më e ulët e inflacionit është shënuar në muajin mars, me 1.6 për qind.

Niveli aktual është brenda kufirit optimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë (midis 2 dhe 4 përqindëshit). Por, rritja e tij po bëhet me ritme relativisht të shpejta, pas një uljeje të përkohshme në muajin shtator (2%). Ushqimet janë shtrenjtuar 5.7 për qind krahasuar me nëntorin e një viti më parë. Ndërkohë, në nëntor 2008 ato ishin 4.1% më të shtrenjta se nëntori i 2007-ës. Kështu, në dy vjet çmimet e tyre janë rritur në masën 9.8%. Nga të gjitha mallrat ushqimore, vetëm vaji vegjetal dhe buka e drithërat kanë shënuar rënie çmimi, përkatësisht me 4,6% dhe 7.6%. Ndërkohë, perimet, përfshirë patatet, në nëntor 2009 janë 33 për qind më të shtrenjta se një vit më parë, kurse frutat 19 për qind më shumë. Sheqeri, ëmbëlsirat, shuruprat, mjalti etj, janë sivjet 9.7 për qind më të shtrenjta se në të njëjtin muaj të 2008-ës, ndërkohë që ky grup mallrash ishte shtrenjtuar me 3.6 për qind edhe në nëntor 2008 krahasuar me 2007-ën.
Ndër grupmallrat e tjera bie në sy rritja e çmimit të duhanit me 6 për qind dhe pijeve alkoolike me 3.9 për qind, si rezultat i rritjes së akcizave për këto mallra nga ana e qeverisë kohët e fundit. Lënda djegëse dhe energjia kanë shënuar ulje çmimi në nivel vjetor, ndërkohë që qiratë dhe furnizimi me ujë sërish janë shtrenjtuar. Shërbimi arsimor aktualisht është 4.7 për qind më i shtrenjtë se një vit më parë, kurse për shërbime shëndetësore shqiptarët duhet të shpenzojnë 2.5 për qind më shumë para se 12 muaj më parë. Ndër mallrat e tjera bie në sy shtrenjtimi prej 11 përqindësh i çmimeve të mjeteve të transportit, ndërkohë që një vit më parë ky indeks ishte shumë më i ulët: vetëm +0.9%.

/BalkanWeb/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: