Skip to content

Rama pas akuzave: Shqetësim për shëndetin mendor të Berishës

11/27/2009

Ka reaguar pas deklarateve fyese të kryeministrit Berisha kreu i PS, Edi Rama. Në një dalje para mediave në selinë rozë, Rama i cilësoi akuzat e Berishës mostruoze. “Vendosa të ndaj me ju shqetësimin për cekuilibrin mendor të një njeriu që është në krye të këtij vendi” tha Rama

“Berisha nuk e fsheh dot përfshirjen e famijes së tij në afera duke sulmuar të ndjerin babain tim.
Berisha nuk e fsheh dot masakrën me zgjedhjet duke përmendur nënën e djalit tim dhe gjyshen e djalit tim. Berisha nuk e justifikon dot rrënimin ekonomik të shqiptarëve duke treguar përralla me krime” theksoi kryesocialistit pak orë pas akuzave të ashpra në drejtim të tij nga ana e kryeministrit Berisha.
Ndërsa theksoi se vendi është në rrezik për shkak të asaj që ai e quajti, cekulibër mendor të atij që na drejton, Rama nënvizoi se sharjet dhe shpifjet në drejtim të tij nuk friksojnë opozitën e cila është e bindur të cojë deri në fund aksionin politik për hapjen e kutive të votimit.

“Dua të ndaj me të gjithë ju shqetësimin për shëndetin mendor të atij që drejton qeverinë.
Vendi është në rrezik, ne drejtohemi nga një njeri që ka humbur ekuilibrin mendor. Kohën që ne i dhamë për reflektim , Berisha e ktheu në kohë për ofendim” u shpreh Rama.
Kryesocialisti e quajti fjalën e Berishës turpëruese, të denjë për një njeri që ka dalë jashtë kontrollit dhe tregues të ekuilibrit mendor të njeriut që ka në dorë fatin e Shqipërisë.
Ndërkaq, Rama e cilësoi Berishën si një të humbur që ka humbur edhe mendjen.
“Berisha është kthyer në një dordolec që nuk e marrin as fshatarët për të trembur zogjtë. Berisha nuk frikëson dot askënd, ai është një i humbur që ka humbur mendjen”, tha Rama.

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: