Skip to content

Berisha akuza të ashpra Ramës nga Kuvendi

11/27/2009

Me një gjuhë të pazakontë kryeministri Berisha ka sulmuar në mënyrën më të ashpër kreun e PS-së Edi Rama. Duke folur nga salla e Kuvendit Berisha e cilësoi Ramen si të degraduar moralisht madje duke mos kursyer as familjen e tij. Berisha tha se po i përgjigjej Rames me të njëjtën monedhë për shkak të akuzave dhe sulmeve që kryesocialisti ka bërë ndaj familjes e tij për muaj të tërë.

“Meqënëse nuk jam përgjigjur akuzave ndaj familjes sime unë sot jam këtu për tu përgjigjur. Ti zoti Rama vuan nga një kompleks patologjik i tmerrshëm, si askush tjetër. Kujtdo i kanë ndodhur ndarje, bashkime, fatkeqësi, burgosje, por cdo njeri në jetë sado të rënda ti ketë patur traumat, është përpjekur.
Familja është vlerë kryesore e njerëzimit, e shoqërisë. Para këtij parlamenti do shtroj pyetjen. Cili është ai burrë, cfarë burri është ai që bashkëshorten e vet e akuzon se ka fëmijën me të atin e tij. Cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës. Cfarë do te këtë bërë djali kafshata nuk mohoet. Aq më tepër kur ai është i mitur.
Rama të ndodhi me bashkëshorten e parë, artiste e nderuar për të cilën kam patur dhe kam respektin më të madh , cndodhi pastaj. Cili është ai burrë, shqiptar ballkanas europian që nxjerr gruan e tij lakuriq në plazhet e botës. A mund të na thuash pak zoti Rama , ti që përmend familjen cdo ditë dhe cdo natë, a e di ti që ajo është një nënë motër, një bijë , nuk i bëhet kurrë ajo që kë bërë ti, dhe e ke fotografuar.
A e di ti që sot ajo shëtit rrugëve të Tiranës dhe e ke ndarë. Cili je ti që lakon familjen cdo ditë duke dëshmuar kompleksin e tmerrshëm që ke, urrejtjen patologjike që ke për familjen. Cili është ai burrë që ngrihet nga shtrati i së shoqes dhe shkon në shtratin e dashit e të deshëve dhe detyrohet të largohet natën e lemeritur. Rama ke muaj të tërë që më lakon për dicka që unë e kam një krenari shumë të madhe. Cili është ai burrë zoti Rama që i mbush fytyrën me gjak bashkëshortës në prani të personaliteteve shqiptare e kosovare, je ti. Ky është koncepti yt për familjen, urrejtja jote për familjen.”

Përsa i përket ultimatumit të opozitës për kutitë e votimit Berisha tha nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim të situatës, pasi në të kundertën përgjegjës do ishte vetëm lideri socialist.

“Ky zotëri kërkon të dëmtojë vendin. Thotë po u dhanë vizat ne morëm fund. Je i pashpresë. Ky zotëri jep ultimatume, në emër të kujt i lëshon ultimatumet, provoje po ta mbajti. Të jesh i bindur zoit Rama se për cdo gjë që mund të ndodhë në këtë vend do ketë vetëm një përgjegjës dhe ky do jesh vetëm ti. Një kapitull i ri hapet gjatë ditëve që vijnë mbi aleancën punisto mafjoze” tha Kryeministri nga foltorja e Kuvendit.
(e.n/BalkanWeb)

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: