Skip to content

Vazhdon në Tiranë protesta e opozitës

11/21/2009

Në sheshin para kryeministrisë në Tiranë vijon dita e dytë e protestës së opozitës shqiptare në kërkim të hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, rezultatin e të cilave opozita e majtë e ka konsideruar të manipuluar.

Lideri i PS-së Edi Rama ka deklaruar të premten para mijëra protestuesve të mbledhur nga gjithë Shqipëria se opozita është vendosur për të hapur kutitë e votimit dhe për të nxjerrë në dritë rezultatin e 28 qershorit.
Në protestë kanë folur dhe aleatët e majtë dhe opozitarë të djathtë, të cilët kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit në të kundërt protestat do të vijojnë deri në zgjedhje të parakohshme.
Nga ana e saj, qeveria dhe kryeministri Sali Berisha kanë përjashtuar çdo mundësi për hapjen e kutive të votimit.
Ata e argumentojnë këtë qëndrimin me pengesat ligjore dhe me faktin se sovrani ka votur rezultatin që i siguroi një mandat të dytë qeverisës Berishës, këtë herë në koalicion me LSI-në e Ilir Metës.
Në sheshin para kryeministrisë të premten në mbrëmje afro qindra protestues kaluan natën në çadra dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Protesta sipas shtabit organizator do të vijojë edhe të shtunën dhe të djelën në formë stafete, duke u ndërruar protestuesit dhe deputetët që kalojnë natën në shesh.
Në protestë që sipas opozitës ishte ndër më të mëdhatë të organizuar në vend ishin dhe shumë përkrahës të saj nga rrethet.të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë protestave.

Në sheshin para kryeministrisë në Tiranë vijon dita e dytë e protestës së opozitës shqiptare në kërkim të hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, rezultatin e të cilave opozita e majtë e ka konsideruar të manipuluar.Lideri i PS-së Edi Rama ka deklaruar të premten para mijëra protestuesve të mbledhur nga gjithë Shqipëria se opozita është vendosur për të hapur kutitë e votimit dhe për të nxjerrë në dritë rezultatin e 28 qershorit.
Në protestë kanë folur dhe aleatët e majtë dhe opozitarë të djathtë, të cilët kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit në të kundërt protestat do të vijojnë deri në zgjedhje të parakohshme.
Nga ana e saj, qeveria dhe kryeministri Sali Berisha kanë përjashtuar çdo mundësi për hapjen e kutive të votimit.
Ata e argumentojnë këtë qëndrimin me pengesat ligjore dhe me faktin se sovrani ka votur rezultatin që i siguroi një mandat të dytë qeverisës Berishës, këtë herë në koalicion me LSI-në e Ilir Metës.
Në sheshin para kryeministrisë të premten në mbrëmje afro qindra protestues kaluan natën në çadra dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Protesta sipas shtabit organizator do të vijojë edhe të shtunën dhe të djelën në formë stafete, duke u ndërruar protestuesit dhe deputetët që kalojnë natën në shesh.
Në protestë që sipas opozitës ishte ndër më të mëdhatë të organizuar në vend ishin dhe shumë përkrahës të saj nga rrethet.të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë protestave.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: