Skip to content

Taçi mbetet ne burg!

11/08/2009

Megjithe 100 mije eurot garanci qe avokati i Rezart Tacit i la gjykates per t’i ndryshuar atij masen e sigurise, gjykatesja Fahrie Budo nuk ka pranuar, duke e lene ate ne arrest me burg, sikurse vendimi i dy diteve me pare.


Rezart Taci eshte sjelle ne Gjykaten e Tiranes ne mesdite, per t’u njohur me masen qe e njejta gjykatese dha te enjten, kur Taci ishte ende person ne kerkim policor. Gjate seances se bere me dyer te mbyllura, kane folur vetem prokurori Gjergji Tako dhe avokati i te pandehurit, Maks Haxhia. Ndersa Taci ka permendur vetem gjeneralitetet e tij, ndersa per akuzen e goditjes per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze ka folur avokati i tij. Avokati e mbrojti Tacin para gjykates duke thene se gazetari Mero Baze kishte rreth nje vit e gjysme qe ne shkrimet e tij bente presion psikologjik ndaj biznesmenit. Ai kerkoi detyrim paraqitje per klientin e tij duke thene se vepra per te te cilen akuzohet nuk perben rrezikshmeri shoqerore dhe se Tacit duke qene ne burg i demtohen bizneset e tij.

Nderkohe prokurori Gjergji Tako ka shpjeguar serish ngjarjen ku gazetari Baze u dhunua. Sipas prokurorit, Baze eshte qelluar per shkak te detyres dhe kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik. Ne kete seance gjykata veproi ndryshe seances se meparshme ndaj dy te akuzuarve te tjere Irgen Selfo dhe Bledar Lilo, proces ne te cilin u lejua prania e medias.

 

/TopChannel/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: