Skip to content

Bill Clinton: Duhet të jeni krenar për atë që keni arritur

11/01/2009

Klinton: Kosova ka bërë më shumë se që kanë menduar miqtë e saj… Populli i Kosovës duhet të jetë krenar për të arriturat gjatë këtyre viteve dhe të jetë i sigurt se Kosova po ecën me hapa të shpejtë drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Gjatë fjalimit të tij në seancën solemne, ish – presidenti i SHBA ve ka rrëfyer përvojat e tij në vende me tensione dhe urrejtje të lartë ndëretnike, të cilat tani kanë ngritur bashkëpunimin dhe kanë ulur këto tensione dhe urrejtje, ndërkohë që ka kërkuar që një rrugë të tillë ta ndjekë edhe Kosova dhe të hapë perspektivën e së ardhmes. Duke kujtuar vizitën e tij të parë pas luftës në Kosovë dhe duke rikujtuar rrëfimet e refugjatëve, Klinton ka falënderuar gjithë administratën amerikane, që nga presidenti Bush i vjetri, deri tek presidenti aktual Barak Obama për përkushtimin e tyre për lirinë e Kosovës. Njeriu që bëri shumë për lirinë e Kosovës dhe paqes në botë, ka thënë se Kosova gjatë këtyre dhjetë vjetëve ka bërë më shumë se që ka menduar dikush se mund të bëjë, madje edhe miqtë e saj.

Klinton: Besoj që shpejt do të jeni edhe pjesë e BE së e NATO s

“Duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur gjatë dhjetë vjetëve të kaluara. Ju thash presidentit dhe kryeministrit që keni bërë punën shumë më mirë se sa që kanë menduar të tjerët, madje edhe miqtë tuaj që kanë menduar se mund të bëjnë. Duhet të jeni shumë krenarë për këtë. Ju keni konsoliduar institucionet demokratike, keni ngritur shtypin e lirë, keni krijuar shoqërinë civile, partitë më të mëdha janë duke punuar së bashku dhe më 17 shkurt të vitit të kaluar ju shpallet pavarësinë dhe 62 vende tashmë e kanë njohur pavarësinë tuaj dhe shumë vende tjera do ta njohin. Jeni pjesë e FMN së dhe BB së dhe besoj se së shpejti do të jenë edhe pjesë e Bashkimit Evropian, NATO s dhe institucioneve tjeraö, ka thënë Klinton.
Ndërkaq, ish presidenti Klinton është cilësuar si hero i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, nga ana e tre krerëve të institucioneve të Kosovës.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka falënderuar ish presidentin Klinton dhe gjithë popullin amerikan për mbështetjen e përhershme për Kosovën, ndërkaq ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të realizuar gjithë kriteret për ndërtimin e Kosovës demokratike, për të cilën ka dhënë kontribut të madh edhe presidenti Klinton dhe qeveritë tjera të SHBA së.

Sejdiu: Qytetarët do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues
“Populli amerikan, shteti dhe Ju personalisht, i nderuari president Klinton, keni meritën e veτantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e vendit tim do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues, për përkrahjen në të gjitha periudhat, si dhe për vendimin kapital që morët në një moment të vështirë dhe dramatik, për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të ndalur spastrimin etnik që po kanoste një popull të tërë dhe vrasjen e tij kolektive të planifikuar”, ka thënë Sejdiu.
Kurse kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se ish presidenti Klinton është simbol i paqes dhe të botës së lirë.
Ai ka thënë se festa e sotme, është simbol i dashurisë dhe respektit që ka populli i Kosovës për popullin amerikan dhe për ish presidentin amerikan Bill Klinton.

Thaçi: Shtatorja do të shërbejë si simbol për triumfin e lirisë

“Shtatorja do të shërbejë si simbol për triumfin e lirisë, për triumfin e paqes, triumfin e humanizmit në Kosovë dhe botë. I nderuar president Klinton, ne kujtojmë angazhimin tuaj në kohën e luftës sonë për liri, në kohën kur refugjatët tanë, qytetarët tanë, ishin të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, jetonin në kushte të vështira. Ju i nderuari presidenti Klinton bashkuat botën demokratike për lirinë e Kosovës. Faleminderit shumë”, ka thënë Thaçi.
Kurse kryeparlamentari Jakup Krasniqi duke falënderuar ish presidentin Klinton në emër të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova e lirë, e pavarur dhe demokratike, e pret atë si birin e vetë.

Krasniqi: Keni dhënë vulën e përjetësisë për miqësinë

“Kosova e lirë, e pavarur dhe demokratike, ju pret sot si birin e vetë, i cili kontribuojë aq shumë që populli i saj i shumëvuajtur të jetë përgjithmonë zot i fatit të vetë. Ju zoti president, i keni dhënë vulën e përjetësisë, miqësisë së vjetër dhe besnike midis dy vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë Krasniqi.

/RTV-21/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: