Skip to content

Deklarata per shtyp e Aleances Kunder Diskriminimit LGBT ndaj raportit te Komisionit Europian

10/15/2009

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT vlerëson progres raportin e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë dhe vëren se konstatimet në këtë raport në lidhje me situatën e komunitetit LGBT janë të sakta dhe të drejta.

Ne kapitullin per te drejtat e njeriut, ne progres raportin e BE thuhet shprehimisht:

“Projektligji Kundër Diskriminimit i hartuar me konsultimet e shoqërisë civile akoma nuk është miratuar. Praktika diskriminuese kundër grave, apo grupeve të ndryshme minoriteti si për shembull ndaj romëve, janë të përhapura gjerësisht. Nuk ka më organizata active për komunitetin LGBT (lezbike, gay, biseksualë, trans-seksualë). Ky komunitet është subject i intolerancës dhe diskriminimit. Qeveria nuk ka ndërmarrë akoma ndonjë program aktiv për të ndalur këtë diskriminim”.

Aleanca shpreh bindjen se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë nëse në këtë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut, e në këtë kontekst edhe të drejtat e homoseksualëve, biseksualëve dhe trans-seksualëve.

Aleanca shpreson se Kuvendi i Shqipërisë do ti ketë parasysh këto rekomandime të BE dhe se do ta miratojë projektligjin Kundër Diskriminimit. Ky projektligj duhet të jetë fillimi i një pune serioze për t’i krijuar këtij komuniteti të gjithë hapësirën e duhur në mënyrë që të mos kemi më në shoqërinë shqiptare asnjë një lloj diskriminimi.

Aleanca Kunder Diskriminimit (AKD)

+355 69 38 74 995

http://www.gayalbania.org

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: