Skip to content

Kufijtë detarë, Otranto u fal për gazjellësin rus

10/13/2009

Marrëveshja e percaktimit te kufijve detare, Gazeta Shqiptare zbardh arsyet e arritjes strategjike të Greqisë. “Falja e ujrave shqiptare” lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream”, qe do ti dhuroje Greqise miliarda fitime. Ja pse Bakojanis e cilesoi marrveshjen per percaktimin e kufijve detare, si “strategjike”

TIRANE-Synimi strategjik i Greqisë për të hyrë në Kanalin e Otrantos në bazë të marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (Shtegu i Jugut). Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se nga ketu nis zanafilla e faljes se detit Jon nga pala shqiptare per palen greke. Sipas Gazetes ky është një projekt i financuar nga Moska dhe i planifikuar të ndërtohet nga gjiganti rus i gazit “Gasprom” dhe koncerni energjetik italian, “ENI”. Gazsjellësi “South Stream” fillon në Kaspik, kalon nën detin me të njëjtin emër, hyn në territorin bullgar dhe degëzohet në dy drejtime. Njëra degë e tij do të kalojë në Bullgari, mandej në Serbi, Hungari dhe për të përfunduar në Austri. Dega tjetër kalon nga Bullgaria, në veriun e Greqisë, mandej fundi i kufirit tokësor do të jetë Igumenica. Nga këtej ky tubacion është vendosur të kalojë nën det përgjatë gjithë Kanalit të Korfuzit me drejtim veri-perëndimin, për të vijuar në Kanalin e Otrantos e për të përfunduar tek “taka” e gadishullit italian, e konkretisht në Brindisi. Referuar faqes zyrtare në internet të projektit gazsjellës “South Stream”, citojmë se, “ky është shtegu më i shkurtër dhe me kosto financiare shumë më të vogël sesa alternativat e tjera”.
Gazeta Shqiptare ka zbardhur se per kete qellim jane zhvilluar edhe takimet e ish-kreut te qeverise greke Karamanlis.
Në 25 prill 2009, kryeministri grek, Kostas Karamanlis viziton Sofjen me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për ndërtimin e tubacioneve për transitin e gazit nëpër territoret e Bullgarisë dhe Greqisë të gazsjellësit “South Stream”. Dy ditë pas kësaj vizite, Karamanlis vjen në Tiranë për të nënshkruar marrëveshjen e përcaktimit detar me Shqipërinë. Sikundër rezulton nga kjo marrëveshje, Greqia fiton 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Nga të cilat, vetëm 335 km2 ia janë marrë Shqipërisë në Kanalin e Otrantos. Po të njëjtën ditë, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis e cilëson si “arritje strategjike” këtë marrëveshje, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk bën asgjë transparente, madje as sot e kësaj dite. Pikëpyetja e madhe e opinionit publik shqiptar: “Çfarë synon Greqia me këtë marrëveshje, të cilësuar prej saj si strategjike?”, nuk merr përgjigje nga Tirana zyrtare. Por, për Greqinë rëndësi kishte që Shqipëria e pranoi kërkesën e saj. Ndaj, me të arritur këtë marrëveshje në Tiranë, Karamanlisi niset drejt Moskës. Në datën 29 prill në Soçi të Rusisë, kryeministri Vladimir Putin firmos marrëveshje të veçanta me të gjitha vendet në të cilat do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit “South Stream”, mes të cilave edhe Greqia. Marrëveshja do të zgjatë 30 vjet, ndërsa sasia e gazit të transportuar llogaritet të jetë 10 miliardë metër/kub në vit. Sipas ministrit grek të Energjisë, Kristos Folias, kjo është një ndër kontratat më fitimprurëse që janë nënshkruar ndonjëherë ku per palen greke do te kapin shumen e miliarda eurove.
Shqipëria ka mbetur jashtë projektit “South Stream”, të gjigantit rus të gazit “Gazprom”. Përjashtimi i saj në parim është bërë pikërisht nga marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, që nuk është ratifikuar ende nga Parlamenti shqiptar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria ‘Berisha’ i ka dhuruar Greqisë 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. E më konkretisht në Kanalin e Otrantos, ku pritet të kalojnë tubacionet e gazit të këtij projekti, palës greke i është dhënë një sipërfaqe prej 335 km2.
Gazeta Shqiptare ne numrin e sotshem ben te ditur edhe kompanite qe do te vihen ne dispozicionin e kesaj vepre.

/GSH/BalkanWeb

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: