Skip to content

Uithers: Respektoni të drejtat e homoseksualëve

10/08/2009

Ambasadori amerikan ne Tirane Xhon Uithers bën apel për respektimin e të drejtave të homoseksualëve.

Sipas kryediplomatit amerikan në Tiranë shoqëria përfshi ketu dhe shoqërine shqiptare duhet të shmangë diskrimin ndaj kësaj ketegorie.

Apeli i Uithers u bë gjatë promovimit në Tiranë të filmit ”Milk” i cili tregon historinë e personit të parë homoseksual në Kaliforni.

Uithers vlerësoi dhe vendimin e qeverisë për ligjshërinë e martesave mes homsoseksualëve, ndërsa dënoi vrasjen e transvestitit në qendër të Tiranës.

„Është koha të shmangim diskriminimin e orientimit seksual. Do të ketë shumë gjëra për të bërë. Vetëm pak ditë më parë një transeksual u vra në Shqipëri për shkak të homofobisë. Do doja të përgëzoja kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha i cili ka folur në mbështetje të ligjit antidiskriminim për të drejtat dhe liritë e homoseksualëve.“- tha Uithers në fjalën e tij përshëndetës.

Në aktivitetin e zhvilluar në Akademinë e Arteve ishte e ftuar gjithashtu edhe Ilej Novell, gruaja e parë lezbike që është zgjedhur për herë të parë këtë legjsilature si përfaqësuese në shtetin Masacusets.

Filmi “Milk” tregon historinë e vërtetë të personit të parë homoseksual në Kaliforni i cili u zgjodh kryetar bashkie. Gjatë gjthë kohes ai punoi për të drejtat e homoseksualëve. Ky person është vlerësuar me medaljen e lirisë nga presidenti Obama. Në 11 tetor Amerika do të kujtojë 30 vjetorin e lëvizjes së homoseksualëve.

/Peshkupauje.com/

2 Comments leave one →
  1. 10/10/2009 16:13

    Artikulli i mesiperm ka nje gabim ne lidhje me Harvey Bernard Milk. Ai ishte nje politikan Amerikan dhe ishte personi i pare gay i cili u zgjodh ne zyre publike ne Kaliforni, si anetar i Bordit te Supervizoreve te San Franciscos. Nuk doja ta korigjoja artikullin qe ne postim pasi ky ishte gabim i autorit qe e ka shkruajtur.

Trackbacks

  1. Twitter Trackbacks for Uithers: Respektoni të drejtat e homoseksualëve « FUNKY FISH [funkyfish.wordpress.com] on Topsy.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: