Vret me plumb mjekun brenda në spital, autori vetëdorëzohet
Mjeku radiolog Fatmir Thaci ndodhej në spital në momentet që një person i quajtur Ali Lorja i ka afruar pistoletën në kokë dhe e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori pas krimit është vetëdorëzuar në polici. Pasi ka dëgjuar dëshminë, policia paraprakisht dyshon se vrasja e mjekut ka ndodhur për motive të dobëta, dhe jo per shkak te bluzes se bardhe
DURRES-Një mjek është vrarë me armë zjarri sot paradite në spitalin e qytetit të Durrësit, ndërsa në pranga ka përfunduar autori i krimit. Rreth ores 09:45 minuta, mjeku radiolog Fatmir Thaci 54 vjec ndodhej në spitalin rajonal te qytetit te Durresit në momentet që një person i quajtur Ali Lorja i ka afruar pistoletën në kokë dhe e ka qëlluar disa here duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori pas krimit është vetëdorëzuar në polici. Policia në vendgjarje dyshon se ngjaja ka ndodhur per motive te dobeta.
Pistat
Pasi është vetëdorëzuar në spital, Lorja ka rrëfyer me pak fjalë arsyet që sipas tij e cuan në vrasjen e mjekut. Pasi ka dëgjuar dëshminë, policia paraprakisht dyshon se vrasja e mjekut ka ndodhur për motive të dobëta dhe jo per shkak te profesionit te tij si mjek.
Nga dëshmia u mësua se gruaja e Ali Lorjas, M. Lorja ka punuar në spital si infermire dhe se një muaj më parë u vetëhelmua duke ndërruar kështu jetë. Policia dyshon se mes autorit, bashkeshortes se tij dhe mjekut kane rrjedhur ngjarje qe kane cuar ne pakenaqesi mes tyre. Autori është prangosur dhe po pyetet më tej nga policia.
Paniku
Ngjarja e ndodhur sot paradite ku mbeti i vdekur me një plumb në kokë një mjek radiolog i spitalit të Durrësit ka shokuar pacientë dhe mjekë që ndodheshin aty. Të tmerruar pacientët kanë vrapuar për të dalë jashtë ambienteve të spitalit, ndërsa kolegë të Thacit kanë shkuar në vendgjarje për ti ardhur në ndihmë shokut, por pa rezulat. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit, ndërsa janë mbyllur dhomat e vizitave, pasi efektivë të shumtë po hetojnë për cdo detaj ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)
e tmerrshme dhe e pabesueshme.Injoranca e pafund!!!!!!Jam shume e tronditur!!!!!!!!
Fatmiri ka qene mjeku( dhe i njohuri) i familjes sime.E njoh shume mire dhe jam shume e tronditur.Ja ku te cojne thashethemet( Fatmiri ishte nje njeri me nje karakter shume te forte !!!!!)
Nje turp i madh per vendin tone te vritet mjeku ne detyre!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Eshte nje mjerim per qytetaret e durresit qe kane humbur nje mjek kaq kompetent dhe te afte.Per familjen e tij nuk me mjaftojne fjalet per ngushellim ;-( cry cry cry
jam larg shqiperise dhe me mungon por tani me iku qejfi te vi………..cry cry cry