Skip to content

“Historia 12”, Historianët: Teksti i politizuar, të njëjtat linja me PD

09/28/2009

Për historianët ky libër është tërësisht i politizuar dhe i deformuar. Në tekst shtrembërohen të gjitha ngjarjet historike, kryesisht ato pas viteve 90-të. Autorët shkruajnë se dita e clirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë është 28 nëntori, por për arsye politike të asaj kohe sipas tyre u vendos data 29 nëntor. Një qëndrim i tillë është qartësisht në të njëjtën linjë me atë të PD, e cila prej vitesh feston datën 28 nëntor.

TIRANE- Vazhdon të shkaktojë një valë reagimesh teksti i Historisë së Shqipërisë për klasat e 12-ta. I shkruar nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu dhe Xhevahir Lleshi, ky tekst po ngjall dita ditës debate të ashpra jo vetëm mes historianëve por edhe mes nxënësve dhe mësuesve. Sipas historianëve, ky tekst është tërësisht i politizuar dhe deformues i historisë shqiptare. Duke i hedhur një vështrim të shkurtër periudhës së sitemit socialist, autorët në tekst, në faqen 282 të historisë shkruajnë se dita e clirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë është 28 nentori, por për arsye politike të asaj kohe sipas tyre u vendos data 29 nëntor.

Një qëndrim i tillë i mbajtur nga autorët, është qartësisht në të njëjtën linjë me atë të PD, e cila prej vitesh feston datën 28 nëntor si ditën e clirimit të Shqipërisë dhe jo atë 29. Vec kapitujve ku përshkruhet periudha ilire, bizantine, otomane dhe komuniste, ky tekst sipas historianëve paraqet probleme thelbësore në konceptim dhe argumentim në kapitujt e periudhës së pas komunizmit. Në faqën 361 dhe 362 të tekstit përshkruhet periudha e 1997-ës dhe pasojat e këtij viti. Autorët në këto faqe shkruajnë se Opozita, dmth Partia Socialiste, duke shfyrtëzuar edhe tatëpjetën që morën firmat piramidale në vendin tonë, arriti që të organizojë rebelimin komunist të vitit 1997.

Pra të gjitha trazirat e asaj kohe autorët ia faturojnë PS, ndonëse nga të gjithë historianët, politologët etj. Kjo periudhë cilësohet si rebelim popullor. Edhe ky fakt është politizuar dhe deformuar nga autorët të cilët cuditërisht edhe këtu janë në të njëjtën linjë llogjike dhe arsyetimi me PD, e cila këtë periudhë e quan rebelim komunist. Për periudhën e qeverisjes socialiste 2001-2005, autorët shkruajnë se në Shqipëri lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe prostitucionit ishin më tepër propagandë sesa luftë reale. Mungonte vullneti politik dhe se shteti ishte i kapur nga krimi, mafia dhe korrupsioni.
Autorët gjithashtu shkruajnë se në qeverisjen socialiste të tetë viteve, korrupsioni u kthye në sistem. Gjithcka shkruajnë autorët në këtë tekst janë terësisht akuza që opozita e asaj kohe, Partia Demokratike, artikulonte në cdo koneferencë shtypi. Pra edhe në këtë kapitull duket mjaft qartë linja politike dhe politizimi i tekstit.
Ngjarja tragjike e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 persona, u palgosën qindra të tjerë dhe u shkatërruan mijëra shtëpi e biznese, autorët e trajtojnë vetëm me dy fjali dhe e cilësojnë njëlloj si qeveria, problem i teknologjisë. Vec fakteve tendenciozë dhe të shtrembuar në këtë tekst jepen edhe të dhëna krejtësisht të pavërteta madje deri në kufijtë e qesharakes. Në pjesën ku flitet për privatizimet përmendet privatizimi i INSIG-ut që mesa duket hartuesit e tekstit kanë harruar te informohen se ende kjo ndërmarrje shtetërore është në proces dhe ende nuk është privatizuar. Ky është një lapsus qe vihet re me sy të lirë por nëse do ta analizosh në thellësi tekstin do të kuptosh se autorët më tepër se fakte historike, përcjellin premtimet e qeverisë. Një gjë mbetet e pa shpjegueshme, Pse nxënësit detyrohen të mësojnë historine e vendit të tyre të politizuar dhe shtrembëruar?

/News24/BalkanWeb/Besian Ajazi

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: