Skip to content

“Top Channel” jo tamam ne “TOP”

09/24/2009

Mbreme, i rehatuar ne kolltuk duke u informuar si pjesa derrmuese e shqiptareve ne “Top Channel” shoh nje gabim drejtshkrimor ne lajmin mbi ndeshkimin e Flavio Briatore-s nga “FIA”. Shkronjat kapitale te titullit “me vrane syte” kur pashe te shkruar “PRAPASKENTA…” , por aty per aty mendova se ishte nje gabim i cili do te korrigjohej menjehere, por nuk ndodhi keshtu!

Lajmi prej rreth 60 sekondash u shoqerua nga fillimi ne fund me ate titull gje qe me beri te merrja celularin mbi tryeze dhe te fotografoja “PRAPASKENTEN”.

Do te thoni “Epo s’eshte ndonje qamet i madh!”. Nese nje gabim te tille do ta shihja ne nje televizion lokal dhe jo ne “Kanalin TOP”, atehere s’do te qe me vertete nje qamet i madh, por behet fjale pikerisht per “TOP kanalin” ose ndryshe televizioni qe pa kurrfare modestie (te justifikuar) me stafin me te mire te mundshem (ndoshta) ne Shqiperi e me nje teknologji qe habiti edhe perfaqesuesit e “Mediaset” me pompozitet dhe koken lart trumbeton te qenurit “TOP”.

Ndoshta s’do te ishte ndonje qamet i madh edhe nese do te ishte hera e pare qe ndodhin probleme te tilla; ne pamje te pare pa shume rendesi e qe mund te themi “s’eshte asgje”, por te vena bashke bejne dicka.
Le te ngelemi tek edicioni informativ, ku jo pak here kohet e fundit ndodh qe folesat ngecin duke folur ose reportazhe qe nuk transmetohen ne momentin e duhur nga pulti i transmetimit gje qe me kujton edicionet e dikurshme te “TVSH” kur folesi ngrinte receptorin e telefonit per te komunikuar me regjine e me pas me publikun duke… “iu kerkuar ndjese per vonesen e materialit, i cili eshte ende ne studiot e montazhit po kalojme ne lajmin e radhes”.

E pra, per nje televizion qe kerkon te jete ne majen e medias vizive, qofte edhe ne nje vend si Shqiperia, ku vete Top Channel vendosi nje standard te ri dhe shume te perparuar ne kete fushe duhet te dije edhe te vazhdoje te mbaje “hapin e kohes”.

Ky shkrim dashamiresisht kerkon te kritikoje nje nder te paktat arritje te hajrit qe Shqiperia ka bere ne kete periudhe te sterzgjatur tranzicioni; duke uruar qe perpos presioneve dhe interesave politike, neglizhences apo pa-aftesise se stafit, perpos humbjes se ish presidentit Dritan Hoxha, te arrije te mbaje shkelqimin qe i ka hije te kete nje televizioni qe kerkon te jete ne “TOP”.

FF

________________________________________________________

Perditesim 28.09.2009

Gabimi i radhes ne “Top Channel” pagezon partine maqedonase me iniciale te gabuara.
VMRO dhe jo VRMO.

http://en.wikipedia.org/wiki/VMRO%E2%80%93DPMNE

http://www.vmro-dpmne.org.mk/

FUNKY FISH, detajet bejne diferencen!


3 Comments leave one →
  1. bilalli permalink
    09/25/2009 15:36

    epo, edhe kto gabojnë, bile jo vetem nje herë, gabimi më i madhi i tyre është se janë neokomunista

  2. Blendi permalink
    09/03/2010 15:03

    LOL

Trackbacks

  1. “Top Channel” apo “Bottom Channel” !? « FUNKY FISH

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: