Skip to content

PD: Gati te diskutojme kushtet e PS

09/23/2009

Partia Demokratike leshon sinjalin e pare te kompromisit me PS-ne, ne lidhje me kushtet e opozites per hyrjen ne parlament, ku me kryesorja mbetet hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit dhe hapja e kutive te votimit te disa zonave zgjedhore.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi tha se maxhoranca mbetet e gatshme per kerkesat e opozites brenda kuadrit ligjor.

“Jemi te gatshem dhe te hapur te trajtojme kerkesat dhe pretendimet e tjera te opozites, me kusht qe te jene ne perputhje me ligjet”, u shpreh Patozi.

Ne nje reagim te perseritur te Partise Socialiste, deputeti Damian Gjiknuri i referohet reagimeve te deritanishme te maxhorances, kur tha se alibia se kutite e votimit nuk mund te hapen pasi ka vendim gjykate eshte nje perpjekje per te fshehur te verteten qe ka ne ato kuti.

“Komisioni nuk do te zevendesoje gjykaten, por ne baze te rregullores te kete nje komision hetimor, ku te hidhet drite per administrimin e e te gjitha materialeve qe ndodhen ne kuti”, theksoi Gjiknuri.

Por shumica parlamentare, mbetet e vendosur te perserise kerkesen per kthimin e opozites ne kuvend, kete here me nje shteg te hapur kompromisi.

“Ne e duam opoziten ne parlament per te patur nje debat normal politik ne institucionin me te larte te vendit”, u shpreh Patozi.

Ndonese Partia Demokratike ka dhene shenje per bisedime ne lidhje me kushtet e PS-se, opozita, nuk ka dhene ende asnje pergjigje konkrete ne lidhje me ftesen e fundit te demokrateve qe merr ne konsiderate kerkesat e saj por brenda kuadrit ligjor.

Ajo qe mund te vendose dy palet ne tryeze mbetet interpretimi i ketij kuadri juridik, qe sic ka ndodhur edhe here te tjera, mund te interpretohet ndryshe nga pale te ndryshme.

/Top Channel/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: