Skip to content

“Gërdeci”, imuniteti shpëton Mediun. Familjarët: Vetëgjyqësi

09/14/2009

TIRANE-Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot të pushojë cështjen në ngarkim të ish-Minsitrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë Minister i Mjedisit në kabinetin e ri qeveritar. Ky vendim ka ngjallur reagimin e familjareve te viktimave te Gerdecit.


Pak minuta pasi Mediu mori “Ok” e Presidentit per te qene Minister i kabinetit “Berisha”, sot pasdite Kolegji Penal i kryesuar nga Besnik Ymeraj, ne Gjykaten e Lartë ka pranuar gjatë seancës kërkesën e avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan mosprocedimin penal te ceshtjes duke paraqitur si prove mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti. Avokati i Mediut, Ardian Visha tha se ky mandat i siguron Mediut imunitetin, dhe sipas avokatëve në bazë të ligjit, nuk mund të vazhdoje procedimi penal ndaj një personi me imunitet. Nderkaq prokurorët e cështjes e kundërshtuan kërkesën, me argumentimin pasi Kuvendi ka marre nje here mendim per imunitetin e Mediut dhe perderisa nuk ka vendim te dyte ceshtja nuk mund te pushohet.
Prokurori i ceshtjes ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, Sokol Stojani kerkoi rrezimin e kerkeses se  avokateve mbrojtes. “Kerkesa e avokateve per mosprocedim eshte e pabazuar ne ligj”, u shpreh Stojani.
Pasi jane parashtruar të dy pretendimet, kolegji penal ka vendosur pushimin e cështjes pikerisht sipas argumentimit të avokateve se ndaj një personi me imunitet nuk mund te vazhdojë procedimi penal. Ne kete menyre. Mediu u shpeton te gjitha akuzave mbi ceshtjen ne ngarkim te tij, ate te Gerdecit. Ne kuader te hetimeve per Gerdecin, Prokuroria e akuzoi Mediun se me veprimet e mosveprimet e  tij abuzoi e shperdoroi me detyren ne kohen qe ka qene Minister i Mbrojtjes.

Avokati i Mediut, Ardian Visha, u deklarua pas vendimit se “ai si avokat do preferonte një betejë gjyqësore me prokurorët, por, nuk pati fat, pasi prokurorët ishin të paaftë”.

Ky vendim ka ngjallur reagimin e familjareve te viktimave te Gerdecit, te cilat jane shprehur se ky vendim është njësoj si një vrasje e dyte per ta, dhe se do te kalojne ne vetëgjyqesi. Nena Zamira Durda qe humbi djalin e saj te mitur ne tragjedine e Gerdecit, pas shprethimit te fabrikes se demontimit te armeve shprehet e indinjuar per vendimin. me lot ne sy ajo shprehet se nuk po vendoset drejtesi per vdekjen jonatyrore te djalit te saj.”Se kuptoj pse nuk ngrihen keta njerez, pse nuk kerkojne te drejte per femijet e tyre, lere timin. Une do vazhdoj te kerkoj te drejten time. Dua nje pergjigje, perse femija ime nuk jeton. Nuk ja fal Mediut a kushdo qofte  gjakun e femijes. Ai sot duhet te shkonte ne shkolle, por nuk eshte. Do kaloj ne vetegjyqesi, do behem kamikaze”, shprehet Zamira.

Gjykimi ndaj Mediut, nisi pak muaj pas tragjedisë së rëndë të Gerdecit që ndodhi më 15 mars të 2008. Tragjedia shkaktoi 26 viktima qindra të plagosur dhe shkaterrimin e mijera bizneseve dhe banesave. Rreth 30 te akuzuar po perballen me drejtesine pas tragjedise se rendë.

/Balkanweb/

No comments yet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: